Kualifikohemi në çerekfinale të Kupës

Shpërndaje:

FC Shkupi është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut, falë golit të shënuar të Marin Jurinës si mysafirë në Kratovë kundër FK Sileksit në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales. Takimin e mbyllëm me barazim 1:1 dhe pa Besart Krivanjevën që u ndëshkua me karton të kuq.

Starti nuk ishte ai i dëshiruari për ne, ku vetëm pas tentimit të parë që regjistruam përmes Besart Krivanjes, në minutën e 11-të u ndëshkuam me gol me anë të Darko Dodevit që realizoi për epërsi 1:0 të vendasve. Në vijim ekipi u mundua që të gjejë rrjetën, duke krijuar raste në portën e Sileksit. Në minutën e 29-të, Suhejl Muharemi kishte shans të mirë, por gjuajtja e tij nga distanca, shkoi vetëm skaj portës së Gjuriqit. Deri në fund të gjitha tentimet që kishim drejt portës së vendasve nuk arritëm që t’i finalizojmë, duke mbetur që pjesën e parë ta mbyllim me disavantazh.

Pjesën e dytë nuk e nisëm aq mirë, ku vetëm pas 5 minutave lojë, mbetëm me një futbollist më pak në fushë, pasi nga loja me karton të kuq (të dytin të verdhë) u përjashtua Besart Krivanjeva. Në vijim edhe përkundër disaantazhit dhe aspektit numërik në fushë, ekipi filloi të sulmonte dhe të kërkonte golin, ndërsa në të 61-tën Adili tentoi, por topi shkoi vetëm mbi portë. Goli i barazimit dhe që na dha kualifikimin për në çerekfinale të Kupës, erdhi në minutën e 72-të, kur pas një asisti të Sergios në brenda zonë, sulmuesi Marin Jurina çoi topin në rrjetë për rezultat 1:1. Deri në fund vendasit u munduan që të gjejnë golin e dytë, por në shumë raste vendimtar ishte portieri Igor Aleksovski dhe futbollistët tanë që ishin bukur të konsiliduar në mbrojtje. Kështu fërshëllima e fundit e gjyqtarit na ndau me barazim 1:1 që na çonte në raundin tjetër falë golit të shënuar si mysafir, pasi takimi i parë në Çair u mbyll me barazim 0:0.

 

 

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT