Kualifikohemi në çerekfinalen e Kupës

Shpërndaje:

Skuadra e jonë e udhëhequr nga stratetugu boshnjak Mlladen Zhizhoviç ka vazhduar serinë  e fitoreve, duke u treguar e fortë edhe në garat e Kupës së Maqedonisë së Veriut.

Në duelin për kualifikim në çerekfinale për kundërshtar kishim ekipin e Ohrid Lihnidos, që e kemi mundur me rezultat 4-0.

Edhe pse në këtë ndeshje trajneri Zhizhoviç e nisi me ekip të kombinuar, nuk kishte asnjë pengesë për të shënuar katër gola.

Si zakonisht fillimi i ndeshjes ishte matje e forcave me kundërshtarin, por shumë shpejtë arrijmë të kalojmë në epërsi me golin që e shënoi braziliani Dudu. Në këtë rast Trapanovski ishte asistues ndërsa braziliani shtat shkurtë shënoi gol me kokë.

Më pas rast për gol në minutën e 20-të kishte Kuka, por nga arbitri u pa që kishte bërë ndërhyrje të palejuar ndaj një mbrojtësi. Më pas vetëm dy minuta më vonë, Kuka kishte edhe një rast të pastër për gol, por që nuk arriti të jetë preciz.

I njëjti futbollist në minutën e 28-të, arriti të godas fortë me kokë, por që topi goditi vetëm transversalen e mysafirëve nga Ohri.

Edhe pjesa e dytë filloi furishëm me sulme të njëpasnjëshme të ekipit tonë. I pari që kërcënoi mysafirët ishte Niltinho, i cili shënoi gol por që ju anulua për pozitë jashtë lojë.

Rezultati u ngrit në 2-0 në 76-të, kur Trapanovski bëri gjithçka vet dhe me një goditje të fortë mposhti portierin mysafir Beshiroski.

Në minutën e 88-të u krijua një tollovi para portës mysafire, ndërsa braziliani Queven ishte më i shkathët në këtë rast për të ngritur epërsinë në 3-0, ndërsa në minutën e 90 për 4-0, shënoi Mladenovski.

Ishte kjo ndeshja e 14-të që ekipi ynë nuk ka pësuar disfatë (përfshi edhe dy ndeshje miqësore), ndërsa për trajnerin Mlladen Zhizhoviç ndeshja e nëntë që është pa disfatë, prej të cilave ka vetëm dy barazime dhe shtatë fitore.

Ndeshjen e radhës ekipi ynë e luan në kuadër të javës së 12-të të Ligës së Parë, ndërsa për kundërshtarë do të kemi ekipin e Rabotniçkit. Këtë duel ekipi ynë do ta luajë në stadiumin e Çairit, i cili tani më është gati për të zhvilluar ndeshje.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT