Të dielën i riktheheni kampionatit vendor në Ligën e Parë, ndërsa për kundërshtarë kemi skuadrën e Sileksit nga Kratova dhe luajmë në cilësinë e mysafirit.
Java që po lëmë pas nesh ishte mjaftë e ngjeshur me ndeshje edhe në mesjavë, pasi luajtëm duelin çerekfinal në kuadër të Kupës së Maqedonisë së Veriut, duke e mundur Rabotniçkin.
Për duelin kundër Sileksit ka folur sulmuesi Issah Kuka, i cili mes tjerash ka thënë se ekipi dëshiron të vazhdojë ecurinë pozitive.
“Unë nuk dua të flas shumë, e rëndësishme është se jemi një ekip i kompletuar dhe kemi atmosferë shumë pozitive. Duhet ta fitojmë edhe këtë përballje dhe të vazhdojmë me paraqitje të mirë. Të luajmë me zemër dhe të japim më të mirën e mundshme. Sigurisht se edhe unë do mundohem të jap më të mirën e mundshme dhe me ndihmën e Zotit të dalim triumfues edhe nga ky duel”, ka thënë Kuka.
Ndehja Sileksi – Shkupi luhet të dielën me fillim nga ora 13:00, ndërsa drejtësinë do ta ndajë arbitri nga Shtipi Dimitar Pileshkov.