Kundër Mlladostit në Prilep dhe pa shikues

Këtë javë me ndeshjet e xhiros së 27-të do të merr fund dhe rrethi i tretë i sezonit të rregullt të Ligës së Parë, ndërsa skuadra e Shkupit do të përmbyll këtë cilik me duelin që luan kundër ekipit të fundit në tabelë, Mlladost CD. Edhe pse pritej që ndeshja të luhej në Ohër, kryesia e këtij klubi ka vendosur që këtë ndeshje si nikoqire ta luaj në Prilep edhe atë pa praninë e tifozëve. Por kjo nuk duhet të paraqesë asnjë problem për ekipin e Shkupit, pasi që tani më ka të sigurt pjesëmarrjen në “Play Off” dhe se futbollistët plotësuan kërkesën e kryesisë. Por futbollistët mendojnë se meritojnë të jenë në pozitë më të lartë në tabelë, andaj do të luajnë në secilën ndeshje sikurse të jetë një finale.

Pikërisht kështu mendon edhe mesfushori Ermedin Ademi, i cili beson se Shkupi në ndeshjen e fundit do të tregojë lojë të mirë dhe se do të merr fitoren e radhës.

“Edhe pse tani më e kemi siguruar fazën e “Play Off”-it, ne udhëtojmë për në Prilep për të marrë  maksimumin. Jemi përgatitur mjaft mirë edhe për këtë ndeshje, ku besoj se nuk do të kemi asnjë problem.  E mira e kësaj ndeshje është se dy ekipet luajmë pa presion dhe shpresoj të tregojmë lojë shumë të mirë, por mendoj se pikët do ti fitojmë ne, për tu kthyer në pozitë më të lartë në tabelë”, ka thënë Ademi.

Të përkujtojmë se ndeshja Mlladosti – Shkupi do të luhet të dielën në Prilep me fillim në ora 16:00, ndërsa ekipi vendas ka sjellë vendim që të mos ketë praninë të shikuesve nga asnjëra palë. /fcshkupi/

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT