Kundër Rabotniçkit për fitoren e dytë të sezonit

Shpërndaje:

Të shtunën skuadrën e pret ndeshja përballë Rabotniçkit në transfertë, e vlefshme për xhiron e dytë të Ligës së Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut. “Bardheblutë” rikthehen për herë të parë këtë sezon në stadiumin “Todor Proeski”, aty ku siguruan kualifikimin në garat europiane në xhiron e fundit të sezonit të kaluar dhe pikërisht përballë Rabotniçkit.

Të entuziazmuar se çfarë na solli transferta e fundit përballë këtij ekipi, Shkupi në këtë ndeshje në kuadër të kampanjës se re shkon me objektivin e tri pikëve, duke kërkuar fitoren e dytë në sezonin e ri, pas asaj me Borecin të luajtur një javën e parë.

Ekipi gjatë javës ka ushtruar në stadiumin e Çairit nën urdhërat e teknikut Umit Karan dhe ditën e premte ka bërë përgatitjet e fundit për sfidën që na pret nesër (17.08.2019).

“E nisëm sezonin me fitore dhe ashtu pretendojmë ta vazhdojmë edhe në ndeshjet e radhës të kampionatit. Kemi zhvilluar përgatitjet e duhura dhe kemi punuar gjatë javës në atmosferë mjaftë pozitive. Kundër Rabotniçkit, shkojmë për tri pikët e radhës dhe shpresojmë t’i arrijmë. Në krahasim me ndeshjen e fundit përballë Rabotniçkit që e zhvilluam si mysafir, këtë sfidë do të kemi edhe përkrahjen e tifozëve tanë “Shvercerat” në stadium, ku shpresojmë që t’i gëzojmë dhe të festojmë së bashku në fund”, shprehet mesfushori i FC Shkupit, Artan Veliu.

Trajneri Karan për këtë sfidë nuk do të mund të llogaritë sërish Becko Isenin që ka mbetur edhe pak kohë deri sa të jetë i gatshëm për lojë, ndërsa grupin tjetër të lojtarëve e ka në dispozicionin e tij, duke anashkaluar këtu dy futbollistët e lënduar si Enes Azizi dhe Besir Ramadani që ndodhen jasht terreneve në fazën e rukuperimit.

Takimi me FK Rabotniçkin, do të luhet të shtunën (17.07.2019) në stadiumin “Todor Proeski”, duke nisur nga ora 17:00.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT