Pionierët e rinj të FC Shkupi kanë shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Rabotniçkit, në finalen e Kupës së Maqedonisë në konkurrencën e pionierëve më të rinj. Futbollistët e udhëhequr nga trajneri Jeton Musliu treguan lojë kualitative, në veçanti në pjesën e parë dhe me plotë meritë u gëzuan në trofeun e fituar në kuadër të kupës së Maqedonisë për pionierë të rinj.
Në fillim të ndeshjes të dy ekipet kishin raste të mira për të shënuar gola, ndërsa Shkupi ishte dominues dhe më konkret. Pikërisht në minutën e 22-të, Shkupi kaloi në avantazh duke ju falënderuar shkathtësive të futbollistit më të mirë të finales, Suhel Muharremi, i cili për të dëshmuar se jo rastësisht është edhe reprezentues i Maqedonisë, shënoi gol edhe në minutën e 30-të, për ti dhënë skuadrës së Shkupit epërsinë 2:0.
Në vazhdim të ndeshjes Rabotniçki shënoi vetëm një gol, por duke mos arritur të bëjnë asgjë deri në fund, pasi mbrojtja e Shkupit ishte sy qelë.
Finalja e Kupës së Maqedonisë për pionier të rinj
Rabotniçki – Shkupi 1:2 (0:2)
(Suhel Muharremi 22’ dhe 30 për FC Shkupi, Bozhidar Mitrovski ’65 për Rabotniçki).
FC Shkupi: Nuhiu, Jonuzi, Adis Osmanovski, Zaim Curri, Hasib Ibrahimi, Visar Imeri, Aldin Culi, Suhel Muharemi, Agan Zuberi, Fahrudin Çengiq, Burim Aliti, Muhamed Ademi
Rezervë: Erden Sejdiu, Memet Idrizi, Adem Sopa, Fisnik Zejnullai, Bilall Iseni, Shenoll Jashari dhe Agon Sefo
Trajner: Jeton Musliu