Lamtumirë Becko

Share:
Share on facebook
Share on whatsapp
Share on telegram
Share on twitter
Share on email

Pas mbarimit të sezonit, përfundimi i kontratave është një nga faza më e vështirë, pasi shpesh herë ndodhë që klubi dhe lojtarët të mos arrijnë të gjejnë pikë të përbashkëta.

Gjatë bisedimeve të fundit, edhe me kapiteni tonë Besar Iseni me marrëveshje dy paleshe u vendos që Iseni të gjejë angazhim tjetër.

Besar Iseni është një pjesë e trashëgimisë së FC Shkupit dhe do të mbahet mend përgjithmonë si një nga ikonat e shkëlqyera gjatë gjithë historisë së klubit. Ai erdhi në Stadiumin e Çairit në moshë të re, ndërsa kontrata e tij e parë profesionale me klubin ishte nga viti 2015. Pas një viti të kaluar me skuadrën e Vardarit, Becko rikthehet përsëri në Çair, kësaj radhe duke bartë në shpatullat e tija numrin 10 të dhe duke marrë edhe shiritin e kapitenit. Ky numër dhe ku shirit treguan se ai ka mbështetjen e plotë nga kryesia e klubit për të qenë një lider i vërtet ndër vite.

Por si në mbarë botën, që edhe në klube më të mëdha e më të organizuara ndodhë që klubi dhe lojtari një ditë të mos arrijnë në një pikë të përbashkët edhe ne me Beckon ndahemi, por me shpresë se një ditë do të jep kontributin e tij përsëri te Shkupi.

I jemi mirënjohës Besar Isenit për të gjithë minutat zyrtare dhe ato në stërvitje të kaluara në klubin tonë, angazhimi dhe golat e tij ishin ndihmë e madhe që ne këtë sezon të ndalemi në pozitën e nënkampionit. Të gjithë futbollistët, stafi, trajnerët dhe kryesia do të vazhdojmë të të mbajmë në mendjet tona si futbollist klasi, njeri me virtyte dhe kulturë, që do të jetë shembull edhe për gjeneratat e ardhshme.