Skuadra e Shkupit në vigjilje të fillimit të sezonit pranveror, ka arritur që të përmbylle dhe afatin kalimtar të dimrit dhe tani vazhdojmë të përqendrohemi në kampionat për ndeshjet që vijnë, por edhe duke mos lënë anash angazhimet tjera për të vazhduar me sukses punën në të gjitha sektorët.
Nga sot kemi arritur që të angazhojmë ish-futbollistin e mirënjohur Souleymane Youla, me të cilin kemi nënshkruar kontratë dy vjeçare për bashkëpunim në zbulimin e talenteve të reja nga Afrika por edhe vendet evropiane, duke marrë parasysh se ai jeton në Belgjikë, por lidhjet e tija janë të afërta edhe me vendet afrikane.
Kujtojmë se Youla pas vete ka një karrierë të bujshme futbollistike, pasi ka luajtur me Lokerenin, dhe Anderlechtin në kampionatin belg, në Turqi ishte pjesë e skuadrës së Beshiktashit, Genclerbirligi, Eskisehirspor, Denizlispor, në Francë luajti me Metzin dhe Lillen, ndërsa ka qenë pjesë edhe e skuadës hungareze Honved si dhe disa klubeve tjera, por njëkohësisht ai ka qenë anëtar i pazëvendësueshëm i kombëtares së Guineas, ku ka regjistruar 36 paraqitje dhe ka shënuar 17 gola.
Ky bashkëpunim besojmë se do të jep mjaft fryt për të ardhmen e klubit si në transferime të futbollistëve tanë nga klubi por edhe prurje të tjera.