Skuadra e Shkupit me dominim total ka marrë fitore ndaj ekipit të Kit-Go për tu kualifikuar në çerekfinalen e Kupës së Maqedonisë së Veriut.
Ekipi mori me seriozitetin më të madh ndeshjen dhe gjithçka u vendos shpejt në pjesën e parë, ku rezultati deri në 45 minutat e para arriti 4:0.
Ndeshja shumë shpejt u hap me golin e brazilianit Neto, i cili pas një krosimi të saktë të Ilirid Ademit, arriti që të tundë rrjetin mysafir në minutën e tretë.
Vetëm tre minuta më vonë, ishte Sabit Bilali që ngriti epërsinë në 2-0, ai shënoi nga pika e bardhë. Ashtu sikurse kalonin minutat futbollistët tanë sulmonin edhe më shumë drejt portës së Kit-Go. Një krosim preciz nga Alvarez, të cilin e shfrytëzoi Glishiç, e shndërroi në gol për 3:0 në minutën e 25-të.
Dhe kur pritej që pjesa e parë të mbyllet me këtë rezultat, dyshja Ademi Alvarez luajtën me mbrojtjen mysafire, e që në fund Ademi të shënojë për 4:0 në minutën e 39-të.
Edhe pas pushimit 15 minutësh Shkupi dominoi me lojë, ndërsa trajneri Umit Karan e freskoi pak ekipin, duke futur në lojë Gudiabin, Salim, Ismailin dhe Gulun, ndërsa më pas shansin e tyre e morën edhe Berisha e Jusufi.
Gjatë kësaj pjese u shënua vetëm një gol, me autor Goudiaby në minutën e 51-të, ndërsa raste kishte si në shiritin filmik, por që nuk u konkretizua më asnjë, për të mbetur rezultati final Shkupi – Kit Go 5:0. Mysafirët në këtë ndeshje regjistruan vetëm dy gjysmë raste pa e lodhur fare portierin Naumovski.
Kështu skuadra jonë vazhdon garat e Kupës duke u kualifikuar në çerekfinale.
Lehtë dhe sigrurt me 5-0 drejt çerekfinales
Shpërndaje:
Artikuj