LETËR NGA PRESIDENTI

Para se te gjithash, urime titullin kampion te gjithëve. Shpresojmë se ky titull do të jetë vetëm fillimi i një historie të madhe. Nuk ishte e lehtë për të arritur në këtë pozicion por falë zotit, ne arritëm deri tek qëllimi jonë. Në këtë histori do të përjetojmë edhe shumë gjëra të bukura. Për kontributin e këtij titulli, do të dëshiroja ta falënderoj trajnerin Goce Sedlloski dhe gjithë stafin e tij, kapitenin tonë Kristijan Naumovski dhe gjithë futbollistët, fizioterapistët, ekonomët, ekipin mjekësor, Emir Shabani dhe Omer Bunjakun të cilët kohë të gjatë janë pjesë e klubit dhe çdo herë qëndruan pranë klubit. Gjithashtu faleminderit, Drejtorit të ri të përgjithshëm Fuat Sherif,Can Bekrioglun, Naser Ademi, Fevzi Lajic, Ajhan Barisci, Serdar Dajat, Tufan Das i cili ka kontribuar në fillimin e kësaj historie dhe të gjithë personelit të klubit të cilët pak apo shumë kishin kontribuar. Përveç te lartpërmendurve, kam për obligim të falënderoj fansat tanë Shvercerat, të cilët në kohë të mira dhe të këqija na kanë përkrahur, mikun dhe vëllain tim Suat Alija, i cili ishte gjithmonë afër meje edhe pse larg njëri tjetrit, Adnan Sinani i cili gjatë këtij viti në shumë momente kritike na ka mbështetur, të gjithë presidentët dhe punonjësit e mëparshëm të Klubit. Siç e thashë më lart, nuk ishte e lehtë, nuk arritëm lehtë në këtë pozicion, u përballëm me pengesa të mëdha, kishte ditë që njerëzit nga komuniteti ynë donin që klubi të dështonte, ishim të ekspozuar ndaj shpifjeve dhe thashethemeve të ulëta dhe shume premtimeve të parealizuara. Megjithatë, duke i lënë të gjitha këto pas, është koha të bashkohemi dhe të ecim përpara së bashku. Bajrami është para nesh, në Bajram nuk lejohet hidhërim dhe mos kënaqësi. Ua bëj hallall të gjithë atyre që me dashje apo pa dashje na dëmtuan apo thyen zemrat, harroj/fshij të kaluarën. E kaluara mbetet e kaluar, duhet të shikojmë nga e ardhmja. Ndërkohë mund të ketë njerëz që me dashje apo pa dashje i kemi dëmtuar apo thyer zemrën, shpresoj të na bëjnë hallall dhe të na falin. Gjithashtu, mund të ketë pasur edhe klube me të cilat kemi pasur probleme por nuk kanë qenë shumë të mëdha apo momente kur nuk kemi qenë mjaftueshëm mikpritës ndaj drejtuesve të klubeve, trajnerëve, lojtarëve, sot me këtë letër u kërkoj falje. Sporti është vëllazërim dhe paqe, nga më i vogli tek më i madhi me të gjitha klubet, me mediat, me federatën e futbollit të Maqedonisë, jemi një familje futbolli. Falënderoj të gjithë ata që kontribuojnë në këtë sport. Edhe një herë, Urime titulli kampion!

Me respekt, Olgun Ajdin

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT