Skuadra e jonë vazhdon të jetë pjesë e garave evropiane tani më për të katërtën herë një pas një, që kur është regjistruar me emrin FC Shkupi (ndërsa shtatë herë më parë luajti me emrin “Slloga Jugomagnat” katër herë në garat e Ligës së Kampioneve dhe tri herë në garat e Kupës së Evropës).
Këtë sezon për herë të parë fillon gara e re e emërtuar UEFA Liga e Konferencës, ndërsa para shortit ekipi ynë ishte në Grupin 3 të ekipeve që janë bartëse në tërheqje.
Shorti i hedhur sot në Nyon të Zvicrës për kundërshtar të bardhekaltërve caktoi skuadrën e Llapit nga Kosova.
Ndeshja e parë është caktuar të luhet më 8 korrik në Shkup në stadiumin e qytetit “Todor Proeski”, ndërsa takimi i kthimit në Prishtinë do të luhet më 15 korrik.