Andrej Llazarov është shëndruar në një prej lojtarëve kyq të ekipit tonë në pjesën pranverore të sezonit. Në vigjilje të ndeshjes së nesërme kundër Pelisterit, Llazarov ka folur për faqen zyrtare të Shkupit.
Ekipi është në formë të shkëlqyer me katër fitore radhazi. Si e përjetoni këtë seri dhe cili është çelësi i suksesit?
Sigurisht që kjo seri prej katër fitoresh rresht është e mirë për ekipin. Shkupi këtë gjysëmsezon është në një nivel më të lartë. Atmosfera në ekip është e shkëlqyeshme dhe shpresoj që do të mbetet edhe më tutje.
Para jush keni një ndeshje kundër Pelisterit. Cilat janë pritshmëritë tuaja dhe si jeni përgatitur për këtë duel?
Mendoj që çelësi për suksesin është apo janë, përgatitjet e mira të bëra në Antalia. Po mirë, për këtë ndeshje përgatitemi si edhe për çdo tjetër. Shpresoj në rezultat pozitiv edhe në këtë ndeshje.
Paraqitjet tuaja kanë qenë në një nivel të lartë këtë gjysmë të dytë të sezonit. Cilat janë ambiciet dhe synimet tuaja personale për pjesën tjetër të sezonit?
Ambiciet e mia janë, ekipi i Shkupit të jetë sa më lartë në tabelë në këtë gjysmësezon.