LPFMV – Java 14, VARDARI – FC SHKUPI 3:2

Shpërndaje:

Disfatë 3:2 përballë Vardarit në udhëtim, në një ndeshje ku starti i saj nuk paralajmëronte një fund të tillë. Vetëm pas 10 minutave lojë, ekipi reflektoi në arenën “Todor Proeski”, kur falë golit të japonezit, Yumemi Kanda, kaluam në avantazh.

Megjithatë ekipi nuk ishte në nivelin e duhur, sidomos në çerekun e fundit të pjesës së parë, kur lejuam kundërshtarin të na ndëshkojë në dy raste, edhe atë nga ndërhyrjet, që vazhdojnë të jenë pjesa jonë më e dhimbshme.

Kështu në pushim shkuam me disavantazhin e një goli (1:2), ndërsa në pjesën e dytë falë golit të Xhemal Ibishit u rikthyem sërish në lojë, duke barazuar shifrat në 2:2, mirëpo që një gol i realizuar nga një pozitë shumë e dyshimtë në minutën e 83-të, na mohoi të paktën një pikë nga kjo transfertë.

Edhe ky gol i skuadrës kundërshtare, erdhi nga një ndërhyrje.

PJESA E PARË

Ndeshja nisi me matjen e forcave nga të dyja skuadrat, teksa neve reaguam mjaft mirë në minutën e 10-të, kur me anë të japonezit Kanda, shënuam golin e avantazhit. Kristijan Bllazhevski nga krahu i djathtë harkoi aty brenda zonës drejt islandezit, Joan Edmundson, i cili me gjoks servoi topin për japonezin, Yumemi Kanda, i cili nuk fali në ato momente, duke tundur rrjetën e Gaçevskit.

Ky gol erdhi mu në momentin e duhur për skuadrën tonë, që megjithatë reagoi shumë dobët në çerekun e fundit të pjesës së parë, duke lejuar kundërshtarin që të na ndëshkojë në dy raste.

Fillimisht në minutën e 31-të, Esmin Liçina, në tentativë për të bllokuar goditjen e Zakariç nga gjuajtja e lira, bëri që topi të përfundojë në rrjetën e Denkovskit, i cili kapituloi edhe në minutën e 40-të para Nikolovskit, që shfrytëzoi një pakujdesi në mbrojtjen tonë, pas harkimit të Zakariq në zonën e 16-metërshit.

PJESA E DYTË

Rezultati i pjesës së parë, bëri që trajneri Erdem Alparslan, në fillim të pjesës së dytë, në vend të Emmanuel Avornyo, në lojë të inkuadrojë sulmuesin tjetër, Fabrice Tamba. Me inkuadrimin e tij, pjesa më e madhe e sulmeve të skuadrës tonë shkonin pikërisht nga krahu i djathtë i sulmit, teksa në një situatë para portës kundërshtare, El Haxhi Gueye në minutën e 65-të tentoi për të shënuar me kokë, mirëpo pa probleme për portierin kundërshtarë, Gaçevski.

Shumë afër golit të barazimit ishim në minutën e 68-të, kur pas harkimit të Ansah, sulmuesi Xhemal Ibishi nga afërsia goditi me kokë, mirëpo për fat të keq goditja e tij nuk përfundoi në rrjetën e vendasve.

Në minutën e 76-të, Numan Ajeti nga krahu i majtë bëri një super lëvizje, duke dërguar kundërshtarin jashtë loje, mirëpo asistin e tij, nuk arriti që ta shpërblejë me gol, Klement Ansah, goditja e të cilit u bllokua nga mbrojtësit e Vardarit.

Ky rast, njëherit ishte edhe paralajmërim për golin e barazimit që erdhi në aksionin e rradhës, kur Bllazhevski nga krahu i djathtë harkoi brenda zonës për Edmundson, ndërsa ky i fundit, thuajse në të njëjtën mënyrë sikurse gjatë shënimit të golit të parë, zbriti topin me gjoks për Xhemal Ibishin, i cili nuk fali dhe shënoi për 2:2.

Moment shumë i mirë i skuadrës tonë, mirëpo që nuk reagoi mirë edhe pas një ndërhyrje tjetër të vendasve, që na ndëshkuan sërish nga një goditje dënimi, këtë herë në minutën e 83-të. Zakariq me një diagonale të gjatë harkoi brenda zonës, aty ku me kokë Djuriç ktheu topin para 5-metërshit të portierit Denkovski për Micevskin, me këtë të fundit që nuk e kishte të vështirë të shënonte golin e tretë për Vardarin.

  VIDEO NGA GOLI I TRETË I VARDARIT

Pikërisht ky gol, solli shumë diskutime dhe paqartësi, pasi i njëjti shihet qartë se u shënua nga një pozitë jashtëloje. Momenti kur Djuriç kthen topin për kapitenin e Vardarit, ky i fundit ishte në pozitë jashtëloje, ndërsa kjo mbeti pa u vërejtur nga arbitri kryesor, Igor Stojçevski, një emër ky i padëshiruar nga skuadra jonë.

Një gjë të tillë, kishim paralajmëruar edhe para fillimit të ndeshjes, duke kërkuar që ky arbitër mos të referojë ndeshjen kundër Vardarit, mirëpo si duket kërkesa jonë kishte hasur në veshë të shurdhër nga ana e personave përgjegjës në FFM, ndaj dhe klubi ka vendosur që nesër me me shumë detaje të dalë para opinionit sportiv.

RENDITJA TABELARE

Edhe pas javës së 14-të, neve nuk ndryshojmë pozicion në renditje, teksa me 16 pikë renditemi në pozitën e 6-të. Për shkak ndeshjeve të përfaqësueses së Maqedonisë në futboll në ndeshjet e Ligës së Kombeve, pason një pauzë dy javore në kampionat, ashtu që ndeshja jonë e rradhës do të jetë ajo e 24 nëntorit kundër Sileksit në Çair.

———————————————————-

 LPFMV – Java 14

 VARDARI – FC SHKUPI 3:2

⚽️Autorë të golave: Yumemi Kanda 10’, Xhemal Ibishi 76′

 Arbitër kryesor: Igor Stojçevski

🟨Futbollistë të ndëshkuar me kartonë të verdhë: A. Zlatkov, C. Ansah, J. Edmundson, K. Bllazhevski, D. Denkovski, Xh. Asani (bankinë);

 Për ekipin tonë luajtën:

  Denkovski, K. Bllazhevski (G. Stojanovski 86′), N. Ajetoviq, E. Gueye, E. Liçina, F. Kadriu, A. Zlatkov (K. Ansah 57′), A. Diene, E. Avornyo (F. Tamba 46’), Y. Kanda (Xh. Ibishi 57′), J. Edmundson, 

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT