Në një përballje shumë intenzive të zhvilluar në Tetovë, FC Shkupi humbi me rezultatin 2:0 nga Shkëndija. Një ndeshje e madhe kjo, që meritonte një rezultat më të mirë për skuadrën tonë, kjo për shkak tifozërisë tonë të palodhshme, “Shvercerat”, që edhe përkundër rezultatit negativ, nuk ndaluan në asnjë çast, duke na përkrahur dhe duke na bërë me dije se ata janë me ne edhe në krizat tona më të thella, se ata janë me ne edhe kur humbasim, edhe kur fitojmë, se ata do jenë me ne deri në fund, pavarësisht gjithçkaje që ndodh.
Ndaj me zemër ju themi FALEMINDERIT për këtë përkrahje, duke ju premtuar se së bashku do të rikthehemi më të fuqishëm, do të rikthehemi aty ku e kemi vendin.
Këto nuk janë vetëm fjalë, pasi përkrahja e juaj na jep guximin, përkrahja e juaj dhe e pronarëve të rinj na bënë të besojmë se shumë shpejtë festat tona do të jenë të përbashkëta, ashtu siç dimë ti bëjmë vetëm neve.
NDESHJA
Ndeshja nuk nisi aspak mirë për skuadrën tonë, kjo pasi që në minutën e tretë pësuam golin e parë të takimit. Pas një aksioni të vendasve të zhvilluar para zonës tonë, dhe një devijimi të topit nga ana e portierit Denkovski, Adenis Shala ishte ai që përfitoi dhe shënoi për 1:0.
Pavarësisht presionit dhe sulmeve të “kuqezinjëve”, FC Shkupi nuk kishte frikë të luante edhe lart në fushë dhe t’ua vështirësonte lojën futbollistëve vendas në momente të caktuara të ndeshjes.
Kësisoj në minutën e 20-të, pas harkimit të Demir Imerit nga rivënia e këndit, El Haxhi Gueje tentoi me kokë, mirëpo pa gjetur cakun e duhur.
10 minuta më vonë, Albert Diene përfitoi hapësirën e duhur për të goditur para portës së vendasve, mirëpo goditja e tij ishte jo precize, duke kaluar vetëm disa centimetra skaj shtyllës pingule të portierit vendas, Amzai.
Shkëndija u kundërpërgjigj me Kërstevskin dhe Ibraimin, goditjen e të cilit mjaft mirë e kontrolloi portieri Denkovski, derisa në anën tjerër bombën e Demir Imerit, Amzai e devijoi në rivënie nga këndi, duke mos lejuar barazimin e rezultatit.
Demir Imeri ishte i pari që tentoi edhe në pjesën e dytë për të barazuar shifrat, mirëpo i njëjti nuk arriti të përfitojë nga gjuajtja e lirë, në minutën e 55-të, kur neve deri në ato momente ishim kundërshtarë më i mirë, duke qenë rrezik për portën vendase.
Megjithatë presionit tonë, vendasit iu kundërpërgjigjën në minutën e 63-të, kur përfituan nga një kundërsulm. Hamza Ramani që sot luante më i tërhequr, duke mos gjetur bashkëpunimin e duhur nga bashkëlojtarët e tij, gaboi, ndërsa këtë nuk e falën vendasit që përfituan përmes këmbëshpejtit Shala, që mu në momentin e duhur pasoi për Besart Ibraimin, që në ato momente shënoi për 2:0.
Në minutën e 76-të shumë pak mungoi që Xhemal Ibishi të shënojë me kokë, mirëpo pa prekur kuadrantin e portës vendase, ndërsa njëjtë vepruan edhe japonezi Kanda dhe sulmuesi Guxhufi, që kërkuan gjithashtu golin, mirëpo pa arritur realizimin e duhur.
Në fund të një takimi të nivelit të lartë, si në fushë e mbi të gjitha në tribuna, aty ku fjalën kryesore patën “Ballistët” dhe “Shvercerat”, neve nga Tetova u rikthyem me disfatë.
Mirëpo nuk kemi shumë kohë, ndaj dhe që tani duhet të mendojmë për ndeshjen e rradhës që na pret të dielën në shtëpi, kur në kuadër të javës së 17-të, do të mirëpresim kampionët në fuqi të Struga Trim Lum.
Pa dyshim se “bardheblutë” do të jenë të lumtur që do të performojnë para tifozëve të tyre në Çair, aty ku përkrahja do të jetë edhe më e madhe.
——————————————————————————————–
LPFMV – Java 16
SHKËNDIJA – FC SHKUPI 2:0
Arbitër kryesor: Jovan Kaçevski
🟨Futbollistë të ndëshkuar me kartonë të verdhë: C. Ansah, A. Diene, J. Edmundson
🟥Karton i kuq: C. Ansah (Dy kartonë të verdhë)
Për ekipin tonë luajtën:
Denkovski, K. Blazhevski, Xh. Asani (B. Guxhufi 83’), E. H. Gueye, C. Ansah, H, Ramani, A. Diene, D. Imeri (Kanda 57’), J. Edmundsoon (c), F. Tamba (Xh. Ibishi 57’), G. Stojanovski (Daci 69’).
Trajner: Erdem Alparsllan
——————————————————————————————
NA NDIQNI EDHE NË:
FACEBOOK (https://www.facebook.com/fcshkupi1927)
INSTAGRAM (https://www.instagram.com/fcshkupi1927/)
YOUTUBE (https://www.youtube.com/channel/UCm6t59a8SLKSvgeQ04ogtdA )