Luan Abazi nga kampionati zviceran vjen te Shkupi

Shpërndaje:

Skuadra jonë në këtë afat kalimtar ka arritur të sjellë në radhët e veta edhe një futbollist të ri dhe premtues. Fjala është për Luan Abazin, i cili vjen në klubin tonë në formë huazimi nga skuadra zvicerane FC Will.

Abazi është me shtetësi të dyfishtë, atë zvicerane dhe të Maqedonisë së Veriut. Abazi debutimin e tij të parë e kishte për përfaqësuesen e Zvicrës U17, që më pas të luajë për grupmoshat e Maqedonisë së Veriut, duke filluar nga U18 deri në U21.

Sa i përket karrierës së tij, ai ka luajtur në ekipet zvicerane, St. Gallen moshat e reja, që më pas të transferohet te ekipi i dytë i FC Will dhe më pas të jetë pjesë e ekipit të parë të kësaj skuadre zvicerane.

“Duke pare seriozitetin e kryesisë, jam i kënaqur me ardhjen time në FC Shkupi. Gjatë qëndrimit tim në kampin e U21 të Maqedonisë së Veriut, disa nga kolegët të cilët janë pjesë e FC Shkupit, me kanë treguar për planet dhe ambiciet e klubit. Kështu shpresoj që me golat e mi, të ndihmoj klubin në fund të sezonit të shpallemi kampion dhe të arrijmë sa më lartë në kupat evropiane”, ka thënë Abazi.

Abazi luan në pozitën e qendër sulmuesit, ndërsa gjatë karrierës së tij si me moshat e reja ashtu edhe në kategoritë e tjera, nga 72 paraqitje ka shënuar 58 gola.

 

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT