“Luanët” përsëri u dorëzuan para Shkupit

Shpërndaje:

61Skuadra e Shkupit është kthyer në mënyrë më të mirë deri te fitorja duke e mundur si mysafire skuadrën e Makedonija Gj.P me rezultat minimal 1:0.

Me një fushë të vështirë dhe një kundërshtarë krejtësisht tjetër nga sezoni vjeshtor, Shkupi ka arritur që të arkëtojë tri pikët e para në sezonin pranveror dhe të kthej përsëri diferencë dyshifrorë ndaj ndjekësve të saj Gostivarit, Mlladostit dhe Vëllazërimit.

Pjesa e parë është dominuar nga skuadra nikoqire, e cila me disa gjysmë raste ka tentuar që të befasojë portierin Zendeli, i cili në momentin e fundit kishte vendosur që të futet në fushë, pasi që ende nuk ishte rikuperuar plotësisht nga virusi i javës së kaluar. Shkupi gjithashtu nuk e la pa dërguar sinjale për të shënuar gol në pjesën e parë, ndërsa një herë tentoi Muharrem Bajrami me një goditje shumë të fortë nga distanca dhe më pas edhe Maksuti dhe Zuka.

Në pjesën e dytë Shkupi tregoi formë krejtësisht tjetër, ndërsa trajneri Ramadani bëri tri zëvendësime të cilat edhe u treguan shumë të sakta. Nga loja u larguan Goran Maznov (Besar Iseni), Flakron Ajdari (Kenan Vatiq) dhe Mumin Sallahi (Fatmir Arifi).

Sulmet radhiteshin një nga një si në shirit filmi, Ardian Nuhiu, Muharem Bajrami, Bujamin Asani, Miran Maksuti e Fisnik Zuka tentuan nga të gjitha anët, por nuk arritën të shënojnë. Dhe kur të gjithë menduan se ndeshja do të përfundojë pa fitues, ishte më i riu në këtë ndeshje që vendoi për fituesin.  Besar Iseni pesë minuta para fundit, me një goditje të fortë nga distanca e largët nuk i dha mundësi portierit nikoqir që ta shef topin i cili përfundoi në rrjetë. Festa e madhe nga një numër i konsiderueshëm i tifozëve të Shkupit dhe pankinës u dhanë krahe futbollistëve që të vazhdojnë të sulmojnë dhe të ruajnë epërsinë që në fund ishte dhe fitore.

Ndeshjen e radhës Shkupi e luan në Çair ku pret skudrën që mban fundin e tabelës, Napredokun e Kërçovës. / fcshkupi /

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT