Maksuti: Me fitore tua urojmë festën e nëntorit tifozëve

Shpërndaje:

Skuadra e Shkupit rikthehet përsëri në folenë e saj në Çair, ku pritet që para tribunave të stërmbushura të luajë edhe një nga ndeshjet shumë të rëndësishme të sezonit, për të vazhduar me rezultate pozitive që të mbetet edhe më tutje në mesin e skuadrave më të mira.

Të dielën në Çair do të jetë mysafire skuadra e Sileksit nga Kratova, që në duelin e parë me një gol fatlum dhe me shumë raste që ekipi ynë nuk i realizoi, kishte marrë tri pikë.

Pas një pauze të gjatë shkau i lëndimit, në ndeshjen ndaj Rabotniçkit është rikthyer Miran Maksuti, i cili në tri ndeshjet e fundit të sezonit dimëror do të jetë ndihmë e madhe për klubin që të përfundojë në pjesën e lartë të tabelës.

Pikërisht në ndeshjen ndaj Sileksit, që do të jetë një duel direkt për pozitën 3-5, Shkupi kërkon të vazhdojë me rezultatet pozitive.

Miran Maksuti
Miran Maksuti

“Jemi të vetëdijshëm se ndeshjet e fundit kampionale janë shumë më të vështira, shkaku se e dimë në çfarë fusha luajmë dhe kur koha është me të reshura, terrenet janë në gjendje shumë të keqe. Do e presim Sileksin për të marrë pikët shumë me vlerë, kështu që do të kishim siguruar një qetësi momentale për një dimër të rehatshëm. Kemi treguar se nga ndeshja në ndeshje kishim ngritje në formë dhe besojmë që pa shumë emocione, do e marrim një tjetër rezultat të mirë. Shpresoj të fitojmë dhe tu bëjmë një dhuratë të mirë për festën e nëntorit të gjithë tifozëve dhe shqiptarëve të cilët e duan FC Shkupin”, ka thënë Miran Maksuti.

Shkupi edhe në ndeshjen e radhës nuk do të jetë e kompletuar, shkaku i lëndimit të gjurit vazhdon të mungojë Ersen Asani, ndërsa në ndeshjen me Rabotniçkin Dimitrija Llazarevski e kishte lënduar krahun dhe është stërvitur jashtë ekipit, dhe paraqitja e tij edhe më tej është në dyshim. Por fat i mirë i skuadrës është që kthehet Bujamin Asani, i cili pas 5 kartonave të verdhë kishe një ndeshje obligative të mbetet jashtë fushe.

Ndeshja FC Shkupi – KF Sileksi luhet të dielën me fillim në orën 13:00 në stadiumin e Çairit. /fcshkupi/

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT