Maksuti: Me Shkupin drejt Ligës së Parë

Maksuti: Me Shkupin drejt Ligës së ParëVetëm një ditë pasi që FC Shkupi është grumbulluar nën urdhrat e trajnerit Zekerija Ramadani, kryesia ka sjellë dhe përforcimin e parë të këtij sezoni.

Duke marrë parasysh se skuadra është në pozitën e parë të Ligës së Dytë dhe lider i pakontestueshëm me 13 pikë diferencë ndaj ekipeve ndjekëse, Shkupi ka përforcuara sulmin.

Miran Maksuti është sulmues anësor, i cili gjithsesi do të jetë një ndër ata që do të duhet të tundë rrjetet kundërshtare.

“Jam shumë i kënaqur me transferimin te Shkupi, falënderoj të gjithë që kishin besim në mua dhe shpresoj që këtë më së miri do ta dëshmoj në fushë. Të luash për një skuadër të madhe siç është Shkupi dhe para një tifozërie të zjarrtë do të jetë obligim për të dhënë edhe atomin e fundit. Erdha këtu për të plotësuar dëshirën e shumë shqiptarëve, që Shkupin ta çojmë drejt Ligës së Parë”, ka thënë Maksuti, i cili është përforcimi i parë.

Futbollisti 21 vjeçar Miran Maksuti është nga fshati Dobrosht i Tetovës, karrierën e futbollit e ka filluar te KF Sharri Tearcë, duke luajtur pastaj me KF Renova e që sezonin vjeshtor për 6 muaj luajti te KF Drita e Bogovinës. / fcshkupi/