Maliqi: “Ndaj Bregallnicës vetëm tri pikët do të më kënaqin”

Shpërndaje:

Java e shtatë e Ligës së Parë të Maqedonisë skuadrën e FC Shkupi e vë përballë ekipit të Bregallnicës, ndeshje kjo e cila do të zhvillohet në transfertë në qytetin e Koçanit. Edhe pse ekipi ka dy javë që luanë sfida edhe në mesjavë në kuadër të Kupës, trajneri Visar Ganiu dhe stafi i tij në përbërje Ardian Nuhiu, Orhan Abdi dhe Bllagoja Georgiev janë munduar që të punojnë dhe të rikuperojnë ekipin për sfidat e radhës.

Pikërisht për ndeshjen në fjalë, janë bërë të gjitha përgatitjet dhe te skuadra e Shkupit të gjithë janë optimist se me një përkushtim maksimal dhe me angazhim të plotë do të arrihet objektivi për tu kthyer në Shkup me pikë të plota.

Për këtë ndeshje është prononcuar futbollisti i ri Edis Maliqi, i cili parasegjithash ka thënë se skuadra është në momente të mira pas dy fitoreve të njëpasnjëshme, si në kampionat ashtu edhe në kupë dhe se pret që edhe në duelin e radhës të arrijnë objektivin.

“Momentalisht jemi në një periudhë shumë të vështirë, ku kemi të luajmë tri ndeshje në një javë, por ekipi është përgatitur mirë fizikisht dhe në aspektin psikik për sfidat e reja. Nga ndeshja ndaj Bregallnicës pres që të fitojmë tri pikë dhe nuk do të isha ndarë i kënaqur me barazim, e them kështu nga shkaku se pikët me konkurrentët kryesor janë shumë të rëndësishëm për ne, si në pamjen e tabelore ashtu edhe për ngritjen e atmosferës pozitive në klub. Ne ekipin e Shkupit sundon një mentalitet fitues dhe tri pikë të reja ndaj Bregallnicës definitivisht do ta forconin vetëbesimin”.

Në ndeshjen e të dielës trajneri Visar Ganiu do të ketë mbrojtjen pa Dimitrija Llazarevskin, i cili ka dhimbje në pjesën e përparme të kofshës dhe është e sigurt se nuk do të jetë pjesë e skuadrës. Ndërkohë ekipi do të ketë në këtë përballje edhe mbështetjen e tifozëve të flaktë “Shvercerat” të cilët në mënyrë të organizuar do të nisen drejt Koçanit.

Ndeshja Bregallnica – Shkupi luhet të dielën me fillim nga ora 15:30.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT