Maliqi: Vetëm tri pikë duam ndaj Pobedës

Shpërndaje:

FC Shkupi në xhiron e 12-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë do të luaj me Pobedën e Prilepit në Çair.

“Bardhekaltërtit” në këtë përballje hyjnë pas humbjes së pësuar në Tetovë nga Shkëndijë, e që ishte e treta me radhë, ndërsa pikërisht ndaj Pobedës kërkojnë tri pikë për t’u ngritur sa më lartë në renditjen tabelare, njëkohësisht duke kërkuar që të kthejë dhe vetëbesimin para sfidave të radhës që për ekipin do të jenë shumë të rëndësishme.

Skuadra edhe pse kishte shumë pakë kohë për rikuperim pas ndeshjes të së dielës, e mira e kësaj është se për këtë ndeshje do të rikthehet edhe Bunjamin Shabani që kishte një lëndim të lehtë por që e la jashtë terrenit për ndeshjen në Tetovë.

Për këtë duel është prononcuar mbrojtësi, Edis Maliqi, i cili beson në grupin e ekipit se do të rikthehet fuqishëm për këtë duel.

“Me Pobedën na pret një ndeshje mjaftë e rëndësishme, prandaj duhet të japim maksimumin që tre pikët të mbesin në Çair. Me ndihmën e publikut tonë “Shvercerat” do ta kemi më të lehtë dhe me këtë fitore do të hyjmë më lehtë në ndeshjet tjera, qëllimi është që të jemi sa më lartë në renditjen tabelore”, deklaroi Maliqi.

Për ekipin e Shkupit në duelin ndaj Pobedës, mungesë e vetme është sulmuesi francez Emmanuel Mbella, i cili duhet mbetet jashtë fushe shkaku i kartonit të kuq që mori në ndeshjen ndaj Akademija Pandev.

Takimi Shkupi-Pobeda luhet të mërkurën në stadiumin e Çairit me fillim në orën 14:30, ndërsa drejtësinë në këtë ndeshje do ta ndajë Marjan Eckoski.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT