Mamaduba Bangura u njoftua me ekipin dhe zhvilloi stërvitjen e parë

Shpërndaje:

Sot edhe zyrtarisht Mamaduba Bangura u bashkua me ekipin tonë dhe do të jetë pjesë e bardhekaltërve për tre vite e gjysmë.

Kujtojmë se Bangura në skuadrën tonë vjen nga ekipi Calum Star, e për të ashtu sikurse edhe kishim paralajmëruar se kishte interesim të madh nga klube të ndryshme evropiane, por oferta ynë ishte shumë konkrete dhe arritëm të marrim nënshkrimin e tij.

Mamaduba është anëtar i rregullt i ekipit kombëtar të Guinesë, i cili gjatë vitit të kaluar ka regjistruar gjashtë paraqitje, ku edhe ka shënuar një gol.

Sot për herë të parë Bangura është bashkuar me pjesën tjetër të futbollistëve, duke treguar për ndjenjën që është pjesë e skuadrës bardhekaltër.

“Para se të vë nënshkrimin për Shkupin më kanë treguar se është një skuadër me shumë histori në vend dhe se ka tituj të dhe kupa të fituar,si dhe është ekip që luan shpesh në Evropa Ligë. Kjo për mua mjaftoi që të jem pesë e kësaj skuadre.

Sigurisht se objektivi im i parë është që Shkupi të jetë kampione, të them të drejtën nuk kamë shumë informacione për tifozët, por u bëjë me dije atyre se unë kam ardhur për të luajtur këtu dhe për të shënuar gola.

U ndjeva shumë mirë sot në stërvitjen e parë me ekipin, më gëzoi fakti se pash shumë futbollistë të rinj dhe kjo më bënë të ndjehem edhe më mirë pasi që do të kemi një ekip shumë serioze, ku pas se të gjithë kanë forcë dhe energji për të dhënë shumë për këtë ekip”, ka thënë Bangura.

Me ardhjen e Mamaduba Bangura skuadra ka kompletuar transferimet dhe tani më do të jetë e gatshme për fillim sa më të suksesshëm të sezonit pranveror, me ndeshjen e parë që do të luhet në Veles me 21 shkurt me fillim në orën 14:00.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT