MARGVELASHVILI: TË GJITHA NDESHJET SI FINALE

Shpërndaje:

Rikthehemi në Çair, pas fitores kundër Rabotniçkit në javën e kaluar.
FC Shkupi, nesër në stadiumin e Çairit, do ta presë skuadrën e Tikveshit, në kuadër të xhiros së 21-të të LPFMV.
Në këtë sezon, Shkupi me Tikveshin u përballën dy herë. Në kuadër të Kupës së Maqedonisë dhe në kuadër të LPFMV-së. Që të dyja ndeshjet, FC Shkupi i fitoi me rezultat minimal 1:0.
FC Shkupi vazhdon të mbetet lider në tabelë, ndërsa skuadra e Tikveshit renditet e 10-ta, me gjithsej 18 pikë të grumbulluara.

I përgatitur maksimalisht për tre pikët e radhës, qendërmbrojtësi jonë Gagi Margvelashvili ka folur për faqen tonë për ndeshjen e nesërme, Shkupi-Tikvesh.

“Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme, të gjitha janë finale. Vitin e ri, e filluam me fitore dhe duhet të vazhdojmë të fitojmë deri në fund. Unë dhe të gjithë lojtarët tjerë të ri, po adaptohemi shpejtë, po ushtrojmë dhe po përgatitemi maksimalisht gjatë gjithë kohës. Ne duam që të bëhemi kampionë, duke I fituar të gjitha ndeshjet edhe pse të gjitha skuadrat do të luftojnë që të na ndalojnë, pra, nuk do ta kemi të lehtë, por do të punojmë gjatë gjithë kohës që në fund të festojmë”, tha Gagi Margvelashvili para ndeshjes me Tikveshin.

Ndeshja Shkupi – Tikvesh, do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 14:00, pa praninë e publikut.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT