Mariano Ondo përforcon mbrojtjen e Shkupit (VIDEO+FOTO)

Shpërndaje:

Skuadrës së FC Shkupit sot i është bashkuar edhe një futbollist, bëhet fjalë për mbrojtësin e krahut të djathtë Mariano Ondo, i cili vjen nga Guinea Ekuatoriale, ndërsa ishte pjesë e ekipit prej ku erdhi edhe Basilio Ndong, Cano Sport Academy.

Ondo i është bashkuar sot ekipit ku edhe ka zhvilluar stërvitjen e parë zyrtare, ndërsa trajneri Ardian Nuhiu ka mbetur mjaft i kënaqur në paraqitjen e tij të parë në stërvitje.

Edhe Ondo sikurse Ndong, është reprezentues i përfaqësueses A të Guineas Ekuatoriale, duke luajtur 3 paraqitje zyrtare në Kupën e Afrikës dhe një ndeshje miqësore.

Ardhja e Mariano Ondos, Shkupit i ka kushtuar 30 mijë euro, ndërsa kontarata është nënshkruar për tri vite e gjysmë. Futbollisti 19 vjeçar nga Afrika në stërvitjen e parë të skuadrës ishte i mirëpritur nga stafi dhe futbollistët dhe pritet që shumë shpejt të adaptohet në ekipë.

 

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT