Pushimi për skuadrën tonë ka përfunduar dhe të shtunën, udhëtojmë në Kavadarci, ku përballë nesh, do ta kemi skuadrën e Tikveshit, në kuadër të xhiros së dhjetë të LPFMV.
Ndeshja Tikvesh-Shkupi, do të zhvillohet në Stadiumin e qytetit në Kavadarci, duke filluar nga ora 14:00.
Para ndeshjes, për faqen tonë zyrtare, foli sulmuesi jonë, Marko Gjorgjievski.
“Jemi të koncentruar për ndeshjen e së shtunës.
Kundër Tikveshit, do të jetë një ndeshje e rëndësishme dhe ne do ta japim maksimum dhe do ti kryejmë të gjitha detyrat e dhëna nga kryetrajneri jonë. Duhet të japim gjithçka nga vetja për Shkupin dhe fanellën që e bartim dhe vetëm kështu do ta arrijmë qëllimin tonë”, u shpreh Marko, para ndeshjes me Tikveshin.
Në dy ndeshjet e fundit në ligë, skuadra e Tikveshit ka një barazim me Pelisterin dhe një fitore kundër Makedonija Gj.P, me rezultat 3-0.
Skuadra e Tikveshit, numëron vetëm 6 pikë dhe gjendet në vendin e 11-të në tabelë.
GJORGJIEVSKI: DO TË JAPIM GJITHÇKA NGA VETJA PËR SHKUPIN
Shpërndaje:
Artikuj