GJORGJIEVSKI: DO TË JAPIM GJITHÇKA NGA VETJA PËR SHKUPIN

Shpërndaje:

Pushimi për skuadrën tonë ka përfunduar dhe të shtunën, udhëtojmë në Kavadarci, ku përballë nesh, do ta kemi skuadrën e Tikveshit, në kuadër të xhiros së dhjetë të LPFMV.
Ndeshja Tikvesh-Shkupi, do të zhvillohet në Stadiumin e qytetit në Kavadarci, duke filluar nga ora 14:00.

Para ndeshjes, për faqen tonë zyrtare, foli sulmuesi jonë, Marko Gjorgjievski.

“Jemi të koncentruar për ndeshjen e së shtunës.
Kundër Tikveshit, do të jetë një ndeshje e rëndësishme dhe ne do ta japim maksimum dhe do ti kryejmë të gjitha detyrat e dhëna nga kryetrajneri jonë. Duhet të japim gjithçka nga vetja për Shkupin dhe fanellën që e bartim dhe vetëm kështu do ta arrijmë qëllimin tonë”,
u shpreh Marko, para ndeshjes me Tikveshin.

Në dy ndeshjet e fundit në ligë, skuadra e Tikveshit ka një barazim me Pelisterin dhe një fitore kundër Makedonija Gj.P, me rezultat 3-0.
Skuadra e Tikveshit, numëron vetëm 6 pikë dhe gjendet në vendin e 11-të në tabelë.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT