Afati kalimtar i verës solli përforcimin e radhës në skuadrën tonë, duke e kompletuar angazhimin e sulmuesit anësor Kire Markoski, i cili sot nënshkroi kontratë një vjeçare dhe veshi fanellën bardhekaltërt të FC Shkupi-t.
“Para se të gjithash dua ti falënderohem pronarit te klubit Olgun Ajdin, drejtorit sportiv Omer Bunjaku dhe trajnerit Goce Sedlloski për besimin dhe shansin e dhënë. Gjatë bisedimeve më njoftuan me idetë e tyre qëllimet dhe ambiciet e klubit. Pikërisht dëshira dhe ambiciet e klubit për sukses në kampionatin vendor si dhe në skenën evropiane ishin arsyeja pse vendosa të nënshkruaj për FC Shkupi.
Para se të gjitha besoj se nën udhëheqjen e trajnerit Sedlloski mundemi të arrijmë në Play-Off-in e Ligës së Konferencës dhe ti përmbushim qëllimet e klubit. Jam i lumtur për kthimin e tifozëve në tribuna, ndërsa duke njohur tifozët tanë, “Shvercerat” nga takimet e mëparshme, besoj se do të jenë lojtari ynë i dymbëdhjetë, dhe atyre u premtoj se do të jap maksimumin nga ana ime dhe se bashkë do t’ju gëzohemi sukseseve të mëdha” u shpreh Markoski.
Markoski pas vete ka karrierë të pasur si profesionist, duke filluar angazhimin e tij profesional si pjesë e ekipit të Rabotnçkit në kampionatin vendor, më pas vazhdoi karrierën në AEL Limassol në Qipro, si dhe në ekipin e Trnavës.
Markoski sezonin 2020/2021 ishte pjesë e Akademija Pandevit, ku kishte njëmbëdhjetë paraqitje dhe shënoi dy gola.