Marrim pikë të vlefshme në Strumicë

Shpërndaje:

FC Shkupi del vetëm me një pikë nga qyteti i Strumicës, ku duhej të kishim fituar tre pikë të plota në duelin me Akademia Pandevin të vlefshëm për xhiron e 7-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Një gol i anuluar dhe shumë raste tjera në portën mysafire që nuk arritëm të realizojmë, na penalizuan për të regjistruar fitoren e tretë në sezonin e ri në kampionat, duke barazuar 0:0 në transfertën e vështirë në qytetin e Strumicës.

Takimin në Strumicë nuk e nisëm mirë, me vendasit që dominuan fillimin e ndeshjes, ku regjistruan disa raste në portën tonë, por portieri Thulio u tregua i vëmendshem, kur fillimisht në minutën e 10-të reagoi bukur nga një tentim nga jashta zona, ndërsa në të 36-tën arriti të mbron gjuajtjen nga distanca të Maneskit. Kah fundi i pjesës së parë, ekipi mori iniciativën dhe krijoi disa raste në portën kundërshtare. Në të 41-të dhe 43-tën Dembo kishte dy raste, kur tentoi nga jashtë zona, por gjuajtjet e tij përfunduan jashtë kuadratit, ndërsa rast ideal kishte kapiteni Muharem Bajrami në minutën e fundit nga gjuajtja e lirë, por golin na i mohoi portieri vendas që devioi topin në moment të fundit për rëvënie nga këndi.

Fraksionin e dytë e nisëm më ndryshe në aspekt të lojës. Në të 69-tën, çuam topin në rrjetë përmes Mevlan Adilit, por goli u anulua nga arbitri anësor. Në të 74-tën, tranversa na shpëtoi, pasi ndali gjuajtjen e fortë të Sashko Pandevit nga gjuajtja e lirë. Në vijim morëm “frenat” e lojës në dorë dhe dominuam në terrenin mysafirë me raste të njëpasnjëshme. 76-tën Bilali tentoi nga distanca, por që nuk rrezikoi portën kundërshtare, ndërsa më vonë Goudiabi dhe Iseni kishin shanset e veta para portës së Akademia Pandevit, por që nuk arritëm që të finalizojmë. Minutat e fundit dhe shtesat ishin në favorin tonë, me Krivanjevën që kishte rast tepër të mirë, kur nga brenda zona gjuajti fortë, por shpëtoi sërish portieri Çubrakoviq, ndërsa më vonë edhe Jurina tentoi, por vetëm mbi portë. Kështu në fund fërshëllima e fundit e arbitrit Alekandar Stavrev na ndau nga kjo ndeshje me barazim 0:0 dhe një pikë në konton tonë.

Ndeshjen e radhës ekipi do ta luajë të mërkurën ndaj FK Sileksit në Çair në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Maqedonisë.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT