Marrim tri pikë me fitore ndaj Bellasicës

Shpërndaje:

Shkupi fitoi dhe në ndeshjen e javës së 14-të, pas një pauze prej tre ndeshjesh. Sot arkëtuam tri pikë në ndeshjen në “shtëpi” kundër Belasicës (3-1), me golat e Darbo Dembo dhe Fredy Alvarez .
Fillimi solli shumë gabime dhe faulle nga të dy palët. Arbitri kishte shumë punë për të bërë, sepse mysafirët nuk lejuan që loja të rrjedhë shpejtë, në përpjekje për të parandaluar një negativ të hershme.
Omar Goudiaby ishte i pari që kërcënoi, por përpjekja e tij ishte një “kafshatë” e lehtë për portierin Gjorgjiev.

Periudha më e mirë e ekipit tonë ishte në minutën e 28-të kur Darbo shënoi për 1-0. Ai ndëshkoi pakujdesinë e mbrojtjes së kundërshtarit dhe mposhti në mënyrë maestrale portierin Gjorgjiev.
Me golin e epërsisë edhe vetëbesimi i lojtarëve tanë u rrit, kështu që qasja e tyre sulmuese vazhdoi deri në fund të pjesës. Omar Goudiaby përsëri i iku mbrojtjes mysafire, por përsëri goditi drejtpërdrejt në duart e portierit të Bellasicës.

Por portieri mysafir nuk kishte mundësinë që të reagojë në goditjen e fortë të Alvarezit, i cili nga largësia shënoi një gol të mrekullueshëm dhe solli pushim të qetë për skuadrën e tij.
Shkupi pjesën e dytë e filli me lojë më të qetë, duke kërkuar të kontrollojë mesin e fushës. Një sulm në dukje të parë i parrezikshëm nga futbollistët mysafir, përfundoi me një gol të Ivanovskit. Ai mori topin në anën e djathtë dhe befasoi Iljazin me një goditje të bukur. Nga ai moment Shkupi përsëri u ngjall dhe solli një fund super interesant.

Ekipi ynë luajti më mirë pas golit të marrë. Në fund, arritëm të shënojmë përsëri gol, me një gjuajtje nga pika e bardhë. Shënuesi më i mirë i ekipit, Darbo nuk gaboi dhe vendosi rezultatin përfundimtar 3-1.

Vlen të përmendet edhe super rasti i Jakup Berishës, i cili mund të kishte sjellë fitore edhe më bindëse, por goditja e tij përfundoi në shtyllën e portës.

Në kuadër të javës së 15-të, ekipi ynë është mysafire e Pelisterit në Manastir, ndeshje kjo që luhet të dielën me fillim në orën 13.00.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT