Ekipi ynë i ka dhënë fund serisë së barazimeve, pasi sot në kuadër të javës së 23-t, mposhtëm skuadrën e Rabotniçkit me rezultat 3-2. Ekipi ynë edhe pse kishim epërsi 2-0, më pas pësuan dy gola. Por mbrojtësi korpulent Abdul Rwatubaye u tregua hero dhe me gol në minutën e 84-të solli fitore të rëndësishme.
Fillimi i ndeshjes në stadiumin e Çairit u tregua se ekipi ynë është i vendosur që shumë shpejt të shënon gol dhe se mendon vetëm për fitore. Kështu në periudhë të shkurtër kërcënuam dy herë portën kundërshtare. Në minutën e dhjetë sulmuesi norvegjez Gronner, ndërsa në sulmin e radhës Trapanovski krijoi hapësirë, por gjuajtja e tij ishte e pasaktë.
Mirëpo, shpërblimi për lojën sulmuese të ekipit tonë erdhi në minutën e 21-të, kur Diene dërgoi një krosim preciz dhe Rwatubaje me kokë e dërgoi topin në portën e Aleksovskit, për kënaqësinë në tribuna dhe epërsinë 1-0.
Nuk kaluan as dhjetë minuta dhe Rabotniçki mori goditjen e dytë. Sulmuesi norvegjez Gronner fitoi duelin për topin ndaj Belicës dhe doli i vetëm përballë portierit mysafir, duke e mposhtur Aleksovskin me një parabolë mjeshtëror për 2-0. Rabotniçki arriti të rikthejë ekipin e tij në lojë, pasi pas një tollovie para portës tonë, Adem bëri të pamundurën dhe shënoi për 2-1. Vetëm dy minuta para fundit, ishte përsëri Gronner që pati rast të pastër për shënim, por në momentin e fundit portieri Aleksovski ndali topin që kishte marrë trajektoren drejt rrjetës. Me rezultatin 2-1 ekipet shkuan në pushim.
Në pjesën e dytë, mysafirët morën iniciativë. Rabotniçki barazoi në 2-2 në minutën e 71-të. Përsëri tollovi para portës të Iljazit, ku Bilali gjuajti drejt portës, Rwatubaje me dëshirë për të pastruar, topi arrin deri te Gando, i cili ishte i suksesshëm për të barazuar 2-2.
Por kjo bëri që ekipi ynë të vazhdojë të luaj në sulm dhe me patjetër të kërkon fitoren. Rastin më të madh e humbi Groner, i cili në minutën e 80-të duhej vetëm që të lëshon këmbën për të drejtuar topin drejt rrjetës. Mirëpo, në sulmin e radhës, Rwatubaje riktheu buzëqeshjen e tifozëve tanë dhe me një tjetër gol të bukur me kokë solli rezultatin 3-2 me të cilin u mbyll ndeshja.
Me fitoren e sotme, mbetemi në pozitën e dytë në tabelë dhe përsëri kemi vetëm një pikë më pak se Struga, por tani kemi tre më shumë se Shkëndija.