Marrim tri pikë të rëndësishme në Strugë

Shpërndaje:

Skuadra jonë në momentin e duhur ka marrë fitore të madhe në Strugë, ku si mysafire e kemi mundur ekipin e Struga Trim&Lum.

Të përzgjedhurit e trajnerit Muharem Bajrami, luajtën një lojë shumë të mirë edhe pse në terren shumë të vështirë për lojë, që në fillim treguan se nuk kishin shkuar në Strugë vetëm si turistë në qytetin e liqenit, duke kaluar në epërsi me golin e Goudiaby në minutën e 17-të, ndërsa në minutën e 30-të Sergio edhe pse nuk arriti të shënojë nga pika, e bardhë topin e kthyer nga portieri e dërgoi në portë, për të ngritur epërsinë në 2-0. Pak para fundit të pjesë së parë Struga u kthye në lojë me golin e Lenës në minutën e 42-të nga pika e penalltisë, pasi arbitri Barton ishte i mendimit se Diack kishte luajtur me doorë në zonën e ndaluar.

Në pjesën e dytë dy ekipet nuk arritën të ndryshojnë rezultatin, edhe pse duhet të përmendet se ndeshja u luajt në terren shumë të vështirë, pasi ishte dëmtuar nga të reshurat e shiut.

Shkupi tani është në pozitën e 6-të me 28 pikë, po aq sa kanë edhe Akademija Pandev dhe Renova, ndërsa Struga futet në zonën e rrezikut me vetëm 25 pikë, i barazuar me Rabotniçkin, ndërsa Boreci i fundit ka një pikë më pak se ta.

Ndeshjen e radhës e luajmë në Çair me 11 mars, kur mysafire do të jetë skuadra e Sileksit nga Kratova, ndërsa edhe kjo ndeshje do të luhet pa pranin e publikut.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT