Me një lojtar më pak, arkëtuam tri pikët e para të sezonit të ri

Shpërndaje:

Pas barazimit në javën e parë me Shkëndijën, Shkupi shënoi fitoren e parë të sezonit të ri edhe atë në derbin e vogël të qytetit kundër Makedonija Gj.P. 3-1 (1-0) në Çair.

Ky rezultat e çoi skuadrën e trajneri Bajrami në pozitën e dytë në tabelë. Pjesa e parë solli dominimin e skuadrës tonë, duke kaluar shumë shpejtë në epërsi. Që në fillimi, sulmuam kundërshtarin dhe arritëm epërsinë e dëshiruar. Pas një aksioni nga krahu i djathtë, një krosim u dërgua nga Ademi, i cili e gjeti Faton Jusufin dhe ai e ktheu lehtësisht në gol (1-0).

Mysafirët nga Gjorçe Petrovi ishin në pritje të një shansi nga kundërsulmet, megjithëse në pushim u shkua me rezultatin 1-0.

Ashtu si pjesa e parë, edhe e dyta filloi me iniciativën e Shkupit. Jusufi përsëri u gjend në një situatë premtuese para porte, por nuk realizoi.

Në minutën e 54, pas një krosimi mbrojta e Shkupit tentoi të pastron topin nga zona e rrezikut, kur me kokë kërcyen Neto dhe Diak, e këtë të fundit pa dashje e prek topi në dorë, që arbitri Marjan Mladenovski të tregojë në pikën e bardhë për mysafirët, ndërsa realizues i saktë u tregua Emini.

Vetëm 20 minuta para fundit, arbitri Mladenovski i dha kartonin e dytë të verdhë Ilirid Ademit, që Shkupi të vazhdon me një futbollist më pak. Por kjo nuk bëri që bardhekaltërit të dorëzohen, përkundrazi shtuan ritmin me aksione të shpejta. Pas një asistimi të arbitrit ndihmës, Mladenovski tregoi në pikën e bardhë, pasi më parë Gudiabi ishte ndalur në mënyrë të palejuar. Golashënues ishte Dembo Darboe, i cili solli avantazh në minutën e 76-të.

Mysafirët u përpoqën të shfrytëzojnë epërsinë numerike në fushë deri në fund, por hasën në një mbrojtje të fortë dhe të organizuar, që arriti me të gjitha forcat të merr triumfin e parë në sezonin e ri, ndërsa një aksion i nisur nga Freddy Alvarez, në gol e shndërroi Lamine Diak.

Në javën e tretë Shkupi do të udhëtojë në Strumicë te Bellasica.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT