Ekipi ynë në javën e 29-të të Ligës së Parë të Maqedonisë ishte mysafire e skuadrës së Struga Trim Lum ku në një 90 minutësh të zjarrtë rezultati përfundimtarë ishte 2-2 (0-0).
Ndeshja nisi me një ritëm të fortë, ndërsa Struga që në minutën e parë arriti të merr një penallti, por kapiteni ynë Artan ijazi ishte koncentruar duke kapur topin dhe parandaloi golin.
Pasoi një periudhë loje më e qetë, megjithëse ritmi ishte mjaft dinamik. Rastin tjetër më serioz e kishte përsëri Struga me Kamberin që topi të përfundon mbi portën e Iljazit. Edhe ekipi ynë tentoi në shumë raste, duke pasur dhe dominimin me mbajtjen e topit, por të gjitha aksionet përfundonin aty para zonës së rrezikut. Në pushim dy skuadrat shkuan me rezultatin fillestar 0-0.
Në minutën e 52-të, Bunjamin Shabani shënoi golin e parë që i dha epërsinë nikoqirëve. Rastet për ekipin tone vinin nga të gjitha anët dhe në fund në minutën e 66-të, norvegjezi Emmanuel Groner barazoi rezultatin në 1-1 me goditjen e parë direkte në portë.
Struganët u rikthyen shumë shpejt, pasi Marjan Radeski shënoi për 2-1 në minutën e 68-të. Por ekipi ynë në asnjë moment nuk u dorëzua dhe kërkonte të rikthehej në lojë dhe ia dolëm në minutën e 74-të, kur Ratubaje mori një top dhe gjuajti saktë nga 18 metra për 2-2. Tifozët tanë “Shvercerat” që kishin udhëtuar në numër të madh në Strugë ishin në festë të madhe duke i dhënë mbështetje futbollistëve deri në minutat e fundit të ndeshjes e cila u mbyll në barazimin 2-2.
Ekipi ynë mbetet në krye të tabelës me 42 pikë, ndërsa Struga ka një më pak në pozitën e dytë. Në javën e ardhshme luajmë në shtëpi, ku e presim ekipin e Tikveshit.