Mbella shënoi për fitore ndaj Ferizajit

Shpërndaje:

Skuadra e FC Shkupi ka shfrytëzuar ditën e diel për të luajtur ndeshje kontrolluese, me çka edhe ka mbajtur formën e lojtarëve një javë para rikthimit të ndeshjeve kampionale të Ligës së Parë të Maqedonisë. Shkaku I ndeshjeve kualifikuese të reprezentacionit të Maqedonisë ndaj Lihteshtajnit dhe miqësoren ndaj Bjellorusisë, trajneri Ardian Nuhiu ka kërkuar që të ketë një kontrolluese të fortë, e këtë e kanë zhvilluar me ekipin e Superligës së Kosovës, KF Ferizaji në Ferizaj.

Në këtë ndeshje trajneri Nuhiu ju ka dhënë mundësinë futbollistëve, duke kombinuar lojë që do të jetë pasqyrë e mirë për te para duelit shumë të rëndësishëm ndaj Pelisterit të dielën.

Shkupi ka shënuar fitore minimale me golin që e kishte shënuar Emmanuel Mbella në pjesën e parë, por duke pasur edhe një varg rastesh të tjera që nuk janë konkretizuar. Vlen të përmenden edhe disa raste të Mbellas, Jasir Asanit, Nikolla Iliçit, Husein Demirit dhe Fatih Ismailit.

Trajneri Nuhiu pjesën e Nuhiu e kishte filluar me Suat Zendelin në portë, ndërsa në mbrojtje kishte rreshtuar Bujamin Asanin, Sedat Berishën, Besart Krivanjevën dhe Samir Shabanin. Në mesfushë luajtën Besar Iseni, Ermedin Adem dhe Fisnik Zuka, ndërsa sulmi përbëhej nga anësorët Jasir Asani dhe Bunjamin Shabani me Emmanuel Mbellan në qendër.

Pjesën e dytë Nuhiu ndryshoi gjithë ekipin, duke futur në lojë, Burhan Mustafën në portë, Fatmir Arifin, Besir Ramadani, Edis Maliqin, Altin Sefon, Fatih Ismailin, Nikolla Iliçin, Husein Demirin dhe Florian Kadriun.

Kjo ishte ndeshja e pestë pa disfatë e Shkupit, katër nga kampionati dhe kjo në kuadër të kontrollueseve. Shkupi tani do të përqendrohet në përgatitjet për ndeshjen e xhiros së 24-të, qw luhet tw dielën, kur në Çair do të jetë mysafire skuadra e Pelisterit nga Manastiri.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT