Mbrojtja e FC Shkupit forcohet me Ristovskin

Shpërndaje:

Skuadra e FC Shkupit ka filluar rikonstrumin e skuadrës, me prurje të reja. Kështu pas angazhimit të ndihmës trajnerit me përvojë, Hursejin Hursoj dhe portierit Enes Azizi, emri më i ri që vesh fanellën e FC Shkupit, është Filip Ristovski. Ristovski që luan në pozitën e mbrojtësot të djathtë, vjen nga skuadra e Sileksit, ndërsa më parë ka qenë pjesë edhe Metalurgut në Maqedoni, ndërsa përvojën ndërkombëtare e përfitojë në Bosnjë me ekipin e Borac-it nga Banja LLuka dhe Javor Matis-in në kampionatin e Serbisë. Menjëherë pas firmosjes së kontratës me FC Shkupin, Ristovski për faqen zyrtare të klubit është shprehur i kënaqur që do të jetë pjesë e skuadrës më me traditë në Maqedoni.

Vij në klubin e madh me traditë të madhe në Maqedoni. Jam gati për sfidat e reja. Shpresojë se në fund të sezonit, rezultati final do të jemi në kreun e tabelës,”tha mes tjerash Ristovski.

Futbollisti 24 vjeçar ishte pjesë e reprezentacionit U21 të Maqedonisë, ndrësa në sezonin që lam pas, kishte 13 paraqitje me skuadrën nga Kratova.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT