Mbrojtja përforcohet me Rwatubyaye-n e kombëtares së Ruandës

Shpërndaje:

Derisa ekipi po qëndron në përgatitjet bazike për sezonin pranveror, në Antalya të Turqisë, njoftojmë për arritjen e bashkëpunimit me edhe një futbollist mjaft të suksesshëm, që do të përforcojë mbrojtjen e FC Shkupi në vazhdim të kampionatit.
Kryesia ka arritur që të bindë të nënshkruaj kontratë për një vit e gjysmë, mbrojtësin e kombëtares se Ruandas, Abdul Rwatubyaye.
Mbrojtësi Rwatubyaye, vjen nga kampionati më i fortë amerikan, MLS, më saktësisht nga skuadra e Colorado Rapids, ndërsa ka luajtur edhe me Switchbacks FC dhe Kansas City.
Qendërmbrojtësi 24-vjeçar Rwatubyaye, është i gjatë 185 cm dhe me aftësitë e tija ka dëshmuar në kampionatin amerikan se është një mbrojtës mjaft korpulent dhe i fortë , ndërsa për te më së miri flasin edhe videot e tij në “youtube”.
Rwatubyaye karrierën profesioniste e ka filluar në vitin 2012-të në vendlindje, ndërsa ai që nga vitit 2019 është pjesë e futbollit amerikan, kur në muajin shkurt kishte nënshkruar me ekipin e Kansas, për të kaluar më pas te Colorado Rapids.