Skuadra e jonë ka zhvilluar sot stërvitjen e fundit në Ohër, në kuadër të fazës kryesore të përgatitjeve në vigjilie të fillimit të sezonit të ri futbollistik.
E gjithë faza përgatitore që ka filluar me 16 korrik ka kaluar në një atmosferë shumë pozitive, ndërsa më e mira e gjithë kësaj është se asnjë futbollist nuk ka pësuar lëndime.
Për këtë fazë përgatitore për faqen tonë zyrtare ka folur kryetrajneri Muharrem Bajrami, i cili mes tjerash ka thënë se ka mbetur i kënaqur nga angazhimi që kanë treguar lojtarët.
“Kemi kaluar përegatitje të mrekullueshme dhe jam shumë krenar me djemt se si ata kan punuar gjatë kësaj faze në Ohër, por edhe në përgjlthësi prej fillimit të përegatitjeve. Dua ti përgëzoj për punën që kanë bë. Më gëzon fakti që të.gjithë lojtarët kanë qenë mirë dhe pa asnjë dëmtim. Nesër kemi edhe ndeshjen e fundit miqësore dhe pastaj presim fillimin e kampionatit”, është shprehur Bajrami.
Kujtojmë se ekipi nesër 30.07.2020 do të luajë kontrolluesen e fundit, ku për kundërshtarë ka ekipin e kategorisë së dytë, Vardarin e Forinës. Ndeshja luhet në Gostivar dhe më oas ekipi kthehet në Shkup, ku do të pasojë një pushim i shkurtër me rastin e festës së Bajramit dhe pastaj fillojnë përgatitjet për duelin e javës së parë, ku në Çair jemi nikoqir i Shkëndijës së Tetovës.