Skuadra jonë sot ka luajtur ndeshjen e fundit kontrolluese. Dueli i sotëm ishte një test ku përballë kishim ekipin e Makedonija Gjorçe Petrov, skuadër që gjithashtu do të garojë në Ligën e Konferencës.
Ndeshja filloi me dominim total të ekipit tonë, ndërsa që në minutën e 14’ erdhi një super aksion nga treshja sulmuese, ku braziliani Queven shërbeu me top Cephasin, i cili në mënyrë maestrale gjeti Trapanovski, që ky i fundit të futet në zonën e rrezikut nga e majta dhe me një vole të shënon në anën e kundërt të golit për 1-0.
Vetëm tre minuta më vonë, ne të 17′, përsëri në aksion dyshja Queven dhe Cephas, e ky i fundit të futet mes dy lojtarëve kundërshtar për të rritur epërsinë në 0:2.
Në minutën e 28′ nikoqirët patën rastin e vetëm, në tentim me kokë, por pa rrezik serioz. Renaldo Cephas, përsëri u gjet në mundësi për të shënuar në minutën e 44′, kur u gjet vet para porte, por topi kaloi skaj shtylle.
Në pjesën e dytë përsëri filluam me sulme, në të 49′ Cephas ishte i vetëm, por goditja e tij bllokohet nga mbrojtja vendase.
Në minutën e 56′ nikoqirët patën edhe një rast tjetër, por kësaj radhe portieri dhe kapiteni ynë Artan Iljazi mbrojti për mrekulli.
Goli i tretë dhe i fundit u shënua në minutën e 62′ me autor Cephasin, i cili shënoi të dytin në këtë ndeshje. Sulmuesi këmbëshpejtë gjithçka bëri vetë, duke depërtuar në brendësi të mbrojtjes për 0:3. Në minutën e 67’, Hamza Ramani dërgoi një goditje të fuqishme nga 25 metra, por arriti të ndalë topin portieri nikoqir.
Ekipi do të vazhdojë me përgatitje për ndeshjen e 13 korrikut, kur do të luajmë ndeshjen e parë të turit të parë në Ligën e Konferencës, ndaj FC Hegelmann në Kaunas.
Ndeshjen e filluam me këtë formacion: Iljazi, Toshevski, Ilieski, Pinter, Timovski, Riçkov, Diene, Quevan, Trapanovski,Hamidi, Cephas
Luajtën edhe: Hamza, Hamidi, Ackovski, Mladenovski, Vosha, Serafimov, Dudu, Osmanovik, Sulejmani.