Mbyllim miqësoret me fitore ndaj Vardarit

Skuadra e FC Shkupit sot ka luajtur ndeshjen e fundit kontrolluese, duke mbyllur kështu ciklin e fazës përgatitore.

Ekipi i udhëhequr nga trajneri Muharrem bajrami sot kishte përballë skuadrën e kategorisë së dytë, Vardarin e Forinës, ndërsa ndeshja u mbyll me fitoren e ekipit tonë me rezultat 2-1.

Skuadra jonë kaloi në epërsi në minutën e 43-të me golin e Fatjon Jusufit pas asistimit të Ilirid Ademit, ndërsa Vardari barazoi në minutën e 73-të me gol që shënoi nga penalltia.

Fitorja për skuadrën e strategut Muarrem Bajrami erdhi pas golit të Suheijl Muharemit në minutën e 84.

Në këtë ndeshje Bajrami u dha mundësi të gjithë futbollistëve për të treguar cilësitë, ndërsa gjatë 90 minutave kishim shumë raste për të shënuar edhe më shumë gola.

Ishte kjo fitorja e dytë në këtë fazë kontrolluese, pas asaj ndaj Ohrit, ndërsa pësuam edhe dy disfata, atë nga Renova dhe Struga. Të themi se fundjavën tjetër, më 9 gusht, Shkupi në raundin e parë të sezonit të ri në LPFM mirëpret Shkëndinë në shtëpi.