FC Shkupi, ka përfunduar qëndrimin në kampin përgatitor në Antalia të Turqisë dhe gjatë ditës së nesërme, do të udhëtojnë drejtë Shkupit.
Gjatë këtyre ditëve, përveç përgatitjeve intensive, skuadra jonë I zhvilloi edhe pesë ndeshje kontrolluese, ku në dy prej tyre pësoi disfatë, dy ndeshje përfunduan me barazim dhe fituam kundër Sumgayit me rezultat minimal 2:1.
Në këtë periudhë, drejtuesit e klubit tonë, punuan duke i zyrtarizuar edhe disa përforcime. E filluam me Omar Imeri, për një sulm edhe më të fortë, më pas me Gagi Margvelashvili, pas një lëndimi të qendërmbrojtësit Abdul Rwatubyaye dhe në fund e përmbylli me Gjorgji Stoilov në mesfushë.
Ndërkaq, u larguan Kire Markoski, Matej Cvetanoski dhe në huazim u larguan Rejjan Abazi, Barry dhe Edgard.
Skuadra jonë FC Shkupi, do të ketë disa ditë pushim dhe më pas do të vazhdojë përgatitjet para fillimit të sezonit pranveror.
Ju kujtojmë që ndeshja e parë për Shkupin, do të jetë kundër Akademija Pandev, më 13.02.2022, në Stadiumin e Çairit.
MBYLLIM PËRGATITJET NË ANTALIA
Shpërndaje:
Artikuj