Mbyllim përgatitjet në Antalia me barazim

Shpërndaje:

Edhe miqësorja e fundit që FC Shkupi ka luajtur në Antalia, ka përfunduar me barazim, por që me një lojë shumë dominuese. Edhe pse ekipi kishte epërsi në 45 minutat e para, në pjesën e dytë pas disa ndryshimeve ekipi i Ripensia Timisoar arriti që të barazoj rezultatin në 1-1.

Pjesa e parë u mbyll me dominim total të skuadrës tonë, duke organizuar raste të shumta dhe të shpeshta drejt portës së ekipit rumun.

Golin e epërsisë e shënuam pak para përfundimit të pjesës së parë, në minutën e 42-të, pas një aksioni të rrjedhshëm. Besar Iseni e filloi aksionin, ndërsa Diack pasoi te Sergio, i cili asistoi deri te Dembo, që nuk e pati të vështirë të shënon gol.

Edhe në pjesën e dytë Berisha kishte një rast të mirë, pas një aksioni të rrjedhshëm, por nga vija fundore e portës një nga mbrojtësit arriti që të ndal topin të përfundon në rrjetë.

Në pjesën e dytë trajneri Qatip Osmani bëri disa ndryshime, ku Muarem Bajrami u fut në lojë në vend të Ilieskit, Muarem në vend të Berishës, ndërsa Krivanjeva zëvendësoi Glishiçin, Bilali i la vendin Oudiabyt, ndërsa Sergio u zëvendësua nga Jusufi.

Në këtë periudhë të lojës, rumunët patën një rast të mirë, por portieri Aleksovski reagoi në mënyrë perfekte, ndërsa në minutën e 78-të, pasi një krosimi në zonë, skuadra e Ripensia Timisoarit, barazoi shifrat në 1-1 me golin e Aleksandru Popovici. Deri në fund nuk kishte ndryshim të rezultatit, edhe pse të dy ekipe kërkuan goln e fitores.

Ishte kjo ndeshja e fundit në kuadër të fazës përgatitire në Antalia, ku ekipi ynë në tri rste barazoi ndërsa disfata e vetme ishte nga KF Feronikeli. Të përkujtojmë se fazën e përgatitjeve e hapëm në Shkup, me dy miqësore përball Flamurtarit dhe Dritës (0-0).

FC Shkupit sot mbylli përgatitjet në Antali, ndërsa të premten niset drejt Shkupit, ku do të vazhdojë përgatitjet para fillimit të sezonit pranveror, që me 16 shkurt të hapim sezonin me ndeshjen ndaj Borecit që luhet me fillim në orën 14:00 në stadiumin e Çairit.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT