Me disa gjysmë raste, barazim pa gola ndaj Pandevit

Shpërndaje:

Skuadra jonë nuk shkoi më shumë se një barazim në ndeshjen e javës së 20-të të LPFM-s, ku përballë kishte Akademija Pandevin. Ndeshja u zhvillua në qendrën stërvitore në FFM, “Petar Milloshevski”, por nuk ofroi futboll shumë të bukur, por lojë të kujdesshme dhe vetëm disa mundësi reale për të shënuar dhe për të marrë pikët e plota. Padyshim se nga kjo më të kënaqur kanë mbetur  ekipi i Pandevit që ishin të fokusuar për të marrë një pikë.

Ndeshja filloi në mënyrë të barabartë, ekipet luajtën me kujdes dhe nuk morën rreziqe të panevojshme. Kërcënimi i parë u paraqit nga “Akademija”, pasi provuan shkathtësitë e portierit Naumovski, kur kërkuan të rrezikojnë pas rivënies nga këndi, duke tentuar me një goditje me kokë, por Naumovski ndërhyri lehtë dhe largoi rrezikun.

Shkupi dominonte fizikisht dhe kishte kontroll mbi lojën. Sidoqoftë, loja në mes të fushës nuk dha fryt, kështu që portieri Jovanovski ishte pa punë dhe pa kanosje serioze. E gjithë ajo që bardhekaltërit arritën të nxirrnin ishin disa gjysmë shanse dhe kërcënime pas ndërprerjeve. Matej Cvetanoski mund të kishte shënuar pas një sulmi, por ai nuk arriti të bëjë më shumë dhe rezultati mbeti i pandryshuar.

Cvetanoski kishte shansin më të mirë edhe në pjesën e dytë, ai theu mbrojtjen e Akademija Pandevit, kështu që kur duhej të gjuante me saktësi, humbi të gjithë golin nga një pozicion mjaft i mirë.

Ndeshja vazhdoi me të njëjtin ritëm, të dy ekipet u përpoqën të bënin diçka më shumë, por gjithçka ishte e kotë. Një rast tjetër pas atij të Cvetanoskit në pjesën e dytë mungoi,  deri në goditjen e Trapanovskit, por me një ndërhyrje të shkëlqyeshme Jovanovski shpëtoi golin e tij, kështu që Shkupi dhe Akademija Pandev ndanë pikët, rezultat ky që Shkupin largoi në tetë pikë nga Shkëndija.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT