Me fitore e mbyllim sezonin dhe hapim dyert e Evropës

Shpërndaje:

Fitore bindëse për të rikonfirmuar pozitën e katërt në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë. FC Shkupi “demoloi” Vadarin në stadiumin në Çair, ku në prani të më shumë 6 mijë spekatorëve në tribuna dhe përreth stadiumit, shënoi fitore me 4-1 ndaj kampionit aktual , Vardarit. Jasharoski me 2 gola, Iljoski dhe Shabani ishin autor të golave ndaj “kuqezinjëve” në stadiumin në Çair.

 

Me lojë bindëse dhe me plot 4 gola FC Shkupi “demoloi” Vardarin, që ishte dorëzuar para se të fillojë takimi , pasi kishte sjellë një ekip të kombinuar, me disa futbollist të rosterit të parë dhe shumë futbollist të rinj. Të nxitur nga atmosfera fantastik në stadiumin në Çair të krijuar nga “Shvercerët” dhe publiku i pranishëm, futbollistët e FC Shkupit , prej minutës së parë sulmuan portën e Vardarit. I pari që u kanos ishte Bazhe iljoski që dërgon topin mbi portë. Pak më vonë Alen Jasharoski godet ashpër nga 18 metra , por topi shkon mbi portë. Në minutën e 15 ishte rast ideal për Hristijan Stojkoski, por topi shkon skaj portës. Pak më vonë Jasharoski godet nga këndi i vështirë , por në vendin e duhur është portieri mysafirë. Dhe në minutën 28 erdhi ndryshimi i rezultatit kur pas një aksioni të rrjedhshëm, Alen Jasharoski shënon nga 18 metra për 1-0. Pason një periudhë e lojës ofenzive të FC Shkupit, ndërsa një gabim i Vujçiçit në mesfushë, e shfrytëzon mjaft mirë Adem Ali që barazon shifrat në 1-1. Mirëpo FC Shkupi shumë shpejtë rigjen forcën dhe në aksionin e radhë kalon sërisht në epërsi. Maliqi kroson nga krahu i djathtë , ndësa Blazhe Iljoski përgjigjet në shtyllën më të afërt për të shënuar gol për 2-1. Nuk vonoi edhe goli i tretë në portën e kuqezinjëve. Vujçiç kroson në zonë, ndërsa Jasharoski me lehtësi drejton topin në rrjetën e Vardarit për 3-1.

Në pjesën e dytë , fillimisht regjistruam 2 tentime nga Iljoski dhe Jasharoski, por në të dy rastet nuk kishte ndryshim të rezultatit. Blazhe Iljoski në rastin tejtër ishte më afër shënimit të golit të katërt, por topi shkoi skaj portës. Mirëpo kjo i shkoi për këmbë Bunjamin Shabanit, i cili nga pozita e njëjtë gjeti këndin e pambrojtur dhe shënoi golin e katërt ndaj Vardarit. Regjistruam edhe një tentim të Jasharoskit nga distanca, por shifrat mbeten të njëjtat – FC Shkupi 4, ndërsa Vardari 1.

Me këto tri pikë, FC Shkupi mbyll sezonin në pozitën e katërt me 51 pikë. Tani që është në pozitë për tu kualifikuar për në garat evropiane, mbetet që Shkëndija të shënojë fitore në finale të Kupës së Maqedonisë ndaj Pelisterit, për të marë dritën jeshile për garat në Ligën Evropa. Në të kundërtën, FC Shkupi nuk do të garojë në skenën evropiane.

FC Shkupi – Vardari 4-1 (3-1)

Stadiumi në Çair

Shikues : 5000

Arbitër kryesor: Dimitar Meçkarovski

Ndihmës : Dejan Nedelkovski, Goce Petreski

Kartona të verdhë: Serafimov (Vardari)

Kartona të kuq:/

FC Shkupi : Suat Zendeli, Toni Tipuriq, Edis Maliqi, Muharem Bajrami, Omar Imeri (Bunjamin Shabani), Ron Broja, Basilio Ndong (Blagoja Ljamçevski), Blazhe Iljoski, Kristijan Stojkoski, Alen Jasharoski.

Trajneri: Zekirja Ramadani

Vardari: Iliq, Toshevski, Popov, Bitang, Naumçevski, Vellkovski, Tasev, Serafimovski, Adem, Markoski, Maksimov.

Trajner: Boban Babunski

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT