Me fitore mbyllim sezonin vjeshtor

Shpërndaje:

E mbyllim në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin vjeshtor me fitore ndaj AP Brera në Strimicë, kështu duke mbetur në kreun e tabelës në garë për titullin kampion.

Ekipi ynë në këtë ndeshje që në fillim tregoi se ka udhëtuar për fitore dhe për tri pikë me shumë raste të njëpasnjëshme që krijoi. Fillimisht ishte Arbi Vosha i cili në minutën e 11-të, doli ballë përballë portierit Alçevski. Gjithashtu raste në pjesën e parë kishin edhe Kuka dhe Queven. Pjesa e parë tregoi edhe një herë formën e mrekullueshme të portierit dhe kapitenit tonë, Artan Iljazi, që gjithashtu kishte disa intervenime të suksesshme për të ruajtur portën të paprekur.

Në pjesën e dytë trajneri Zhizhoviç futi në lojë Dudu dhe Adem, dhe ky ndryshim solli edhe rezultat. Po luhej minuta e 47 kur Dudu depërtoi nga a e djathta dhe krosoi para portës ku gjeti Trapanovskin, i cili ishte i vetëm dhe nuk e fali Alçevskin kësaj radhe.

Edhe pse ishin në epërsi, ekipi ynë vazhdoi të sulmojmë, kështu ndodhi në minutën e 55-t, kur Ramani nga distanca e largët tentoi të shënojë, e që Alçovski arriti të ndalë topin që preku shtyllën, por aty afër ishte Kuka që provoi por përsëri Alçevski e dëboi topin. Në minutën e 56-t, përsëri Ramani tentoi nga e majta, por topi përfundoi nga ana e jashtme e rrjetës. Në minutën e 61-t, Trapanovski futet në 16 metra dhe krosoi në brendi, topi arrin te Ramani i cili goditi fort, për përsëri jo në cakun e dëshiruar. Në minutën e kohës shtesë Brera tentoi barazimin nga gjuajtja e lirë, por Iljazi ishte i sigurt për të pastruar. Kështu edhe u mbyll ndeshja e fundit e sezonit vjeshtor me fitore që na mban në pozitën e dytë me 38 pikë.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT