Me futbollist më pak dhe referim skandaloz, kthehemi me një pikë

Shpërndaje:

Në kushte jashtëzakonisht të rëndë në stadiumin në Manastir, ku nuk kishte fare kushte për futboll, FC Shkupi barazoi 3-3 me Pobedën. Përpos rasteve të humbura, FC Shkupi humbi penaltinë dhe ishte me një futbollist më pak përplot 30 minuta, mirëpo edhe kjo nuk ishte pengesë për të marë një pikë në sfidën me Pobedën, ku mundej të arrihej lehte deri te 3 pikë, po mos të kishte humbur penaltinë Ermedin Adem. Lajmi i mirë është që dy debutuesit te FC Shkupin, Toni Tipuriq dhe Emre Çan, arritën që të shënojnë golat e parë.

Fillimi furioz i FC Shkupit

FC Shkupi kaloi në ofenziv nga minuta e parë dhe pas rivënies së dytë nga këndi, Toni Tipuriq në minutën e 4-të ishte më i shkathtë në zonën e rrezikut dhe shënon golin e parë në ndeshjen e tij të parë zyrtar për FC Shkupin për 0-1. Dhe vetëm dy minuta më vonë një aksion i rrjedhshëm që nisi nga Iljoski, vazhdoi me Shabanin e Stojkoskin, që në fund Ermedin Adem të dërgojë topin në këndin e pambrojtur për 0-2. Dhe gjërat nuk mundeshin të shkojnë më mirë , pasi në mnitën e 11-të Bazhe Iljoski në një kundërsulm të shpejt, ndalet në mënyrë të parregullt dhe arbitri akordon penalti. Mirëpo nga pika e bardhë Ermedin Adem nuk arrin të mund portierin Tofilovski dhe ky është penaltia e dytë e pashfrytëzuar në sezoni pranveror. Në minutën e 15-të , nga 17 metra kanoset Rron Broja, mirëpo në vendin e duhur është portieri vendas.

Në këtë ndeshje kishim mundësi që të shohim edhe një moment që rrallë shihet në terrenet tona, kur arbitri kryesor, Dimitar Meçkarovski kërkoi që të shënohen sërisht vijat e zonës së rrezikut, që shkaktoi 3 minuta vonesë të ndeshjes.

Vendasit u kanosen më krosime të gjata në zonë dhe në një të tillë, në minutën e 35-të, Zendeli intervenon duke pastruar situatën.

Penaltia e dyshimtë për Pobedën

Penaltia e dytë në këtë ndeshje u referua në minutën e 42 për vendasit nga arbitri Meçkarovski edhe pse Rron Broja nuk kishte asnjë ndërhyrje ndaj Ivanoviqit në zonën e rrezikut. Mirëpo kështu nuk mendon Meçkarovski, i cili tregoi në pikën e bardhë, prej së cilës nuk gabon Filip Najdovski për 1-2. Deri në fund të pjesës së parë, Ermedin Adem goditi ashpër nga gjuajtja e lirë, në krahun e majtë, mirëpo në vendin e duhur ishte portieri Tofilovski.

Gabimet e arbitrit, Pobeda barazon

Në pjesën e dytë , në aksionin e parë, Pobeda arrin të barazojë shifrat në 2-2, mirëpo në momentin e shënimit të golit nga Geshovski, sulmuesi i Pobedës godet në fytyrë Besart Krivanjevën, ndërsa Meçkarovski nuk referon asgjë. Në vazhdim të aksionit, Geshovski godet në këndin e djathtë të Zendelit për 2-2. FC Shkupi riktheu goditjen me një kundërsulm të shpejtë në minutën 57, ndërsa Bazhe Iljoski godet vetëm pjesën e jashtme të portës së Pobedës.

Në minutën e 60-të FC Shkupi mbeti me një futbollist më pak në terren pas kartonit të dytë të verdhë të Ermedin Adem.

Në minutën e 76 Pobeda arrin që të shënojë golin e tretë pasi që shfrytëzon një gabim të mbrojtjes së FC Shkupi , ndërsa autor ishte Blagoja Geshovski për 3-2. Në vazhdim nuk kishte kuste për futboll, por kjo nuk e pengoi FC Shkupin që të shënojë golin e tretë kundër Pobedës. Emre Can shfrytëzoi asistimin e Brojës dhe me shpejtësi futet pas mbrojtjes vendase, për të mposhtur për herë të tretë porterin Tofilovski. Sulmuesi turk në ndeshjen e tij të parë arrin që të shënojë golin e parë në fanellën e FC Shkupit. Deri në fund nuk kishte kohë për ndryshim të rezultatit, edhe pse FC Shkupi me një futbollist më pak në terren kontrolloi më mirë lojën.

Pobeda – FC Shkupi 3-3 (1-2)

Stadiumi :”Tumbe Kafe” në Manastir

FC Shkupi: Suad Zendeli, Blagoja Ljamçevski, Edis Maliqi, Bunjamin Shabani, Besart Krivanjeva, Ron Broja, Toni Ripuriq, Bazhe Iljoski, Ermedin Adem, Kristijan Stojkoski, Shpend Asani.

Pobeda: Tofilovski, Jaqimoviq, Danoski, Najdovski, Ivanoviq, Dimitrievski, Krstevski, Silva, Loga, Isaevski, Trajkovski.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT