ME LEGJENDAT: Jemi bashkë me Argjend Beqirin

Shpërndaje:

Argjend Beqiri pa dyshim se mbetet legjenda e FC Shkupit, pavarësisht se kanë kaluar shumë vite që nga paraqitjet e tij me fanellën “bardheblu”. Futbollisti me origjinë nga Gostivari ishte shumë i rëndësishëm në epokën më të artë të skuadrës nga Çairi.

Me një dhunti të pabesueshme me këmbën e tij të majtë, Beqiri shumë shpejtë kishte marrë zemrat e tifozëve të FC Shkupit, “Shvercerave” për 6 vite e gjysmë me rradhë, duke fituar çdo tituj të mundshëm, qoftë ekipor apo individual.

Emri i tij që nga atëherë është pjesë e këngëvë të “Shvercerave”, dhe kjo gjë emocionon tepër Argjend Beqirin.

“Seriozisht kur i përmendët ‘Shvercerat’, u emocionava tepër, tepër, pasi për një çast mu kujtuan ato momente fantastike që i kishim kaluar bashkë. Mos të harrojmë, bashkë kemi regjistruar shumë fitore, kemi fituar shumë tituj dhe trofe. Legjendë e një klubi nuk është lehtë të bëhesh, pasi këtu nuk kanë të bëjnë vetëm statistikat e golave, paraqitjeve, por shumë rol luan edhe personaliteti që ke. Andaj unë çdoherë që dëgjoj emrin tim në korret e tyre, emocionohem shumë dhe është ky pa dyshim një privilegj për mua për respektin e veçantë që kam në mesin e tyre. Që nga atëherë kur kam luajtur unë, janë ndërruar shumë gjenerarata, por ‘Shvercerat’ janë NJË, e unë për ato jam LEGJEND. Ju uroj shumë suksese atyre, duke ju uruar njëkohësisht edhe 35 vjetorin”.

Arsyeja pse morrëm në intervistë një legjendë si Argjend Beqiri, është se nesër FC Shkupi do të luaj kundër KF Gostivarit, nga ku edhe ka origjinën legjenda jonë.

“Për këtë do bëjë tifo. Realisht nëse i bazohemi karrierës time futbollistike, nuk diskutohet që do anoj për FC Shkupin. Ndërkohë në anën tjetër unë vi nga qyteti i Gostivarit, kështu që do them se në njërën pjesë do bëjë tifo për FC Shkupin, ndërsa në pjesën tjetër për Gostivarin. E kush do të fitojë në fund, apo ndoshta mund të shohim edhe barazim, unë do jem i kënaqur për të dyja skuadrat”.

Si një njohës i mirë i futbollit vendor, Beqiri foli edhe për shanset që ndonjëra prej skuadrave do ti ketë në takimin e nesërm.

Sipas tij, Gostivari është në formë më të mirë për momentin, mirëpo në anën tjetër FC Shkupi si gjithnjë do të ketë përkrahjen e “Shvercerave”, e që realisht ka shumë peshë në ndeshje të këtilla derbi.

“Në këtë ndeshje prej në fillim mund të them se epërsi nuk do të ketë asnjëra skuadër, pasi bëhet fjalë për dy skuadra shumë cilësore. Gostivari është në formë të mirë, ndërsa një gjë të tillë ka dëshmuar thuajse në të gjitha ndeshjet e zhvilluara deri më tani. Sa i përket FC Shkupit, kjo skuadër ka pasur ngritje, rënie në kualitet, por FC Shkupi ka pasur dhe do të ketë lojtarin e 12-të nga tribunat, ‘Shvercerat’, që kanë dëshmuar me vite se janë përkrahja më e madhe e ekipit. Gjithashtu ata këtë muaj festojnë 35 vjetorin e themelimit, kështu që e dijmë se do të ketë spektakël nesër, por mbi të gjitha një lojë fer dhe korrekte nga aktorët në fushën e blertë”.

Beqiri komentoi edhe ndërrimin e shpeshtë të trajnerëve në kampionatin tonë, por edhe të fondit të futbollistëve. Një gjë e tillë legjendës së FC Shkupit nuk i pëlqen aspak, teksa i njëjti foli edhe për shanset e ish skuadrës së tij që këtë edicion të kap Europën.

Sipas tij vendimtare do të jenë ndeshjet e nëntorit, e ku realisht do të kemi kundërshtarë shumë të fortë, që gjithashtu luftojnë për një vend në garat europiane dhe titullin kampion.

“Mendoj se FC Shkupi ka një skuadër cilësore në bazë të emrave që ka në skuadër. Besoj se stafi bashkë me kryesinë e klubit kanë bërë transferimet e duhura. Por nuk më pëlqen realisht te FC Shkupi, por edhe te Gostivari si dhe disa klube tjera, që në çdo kampionat, lëshojmë shumë lojtarë, dhe marrin të tjerë. Kjo nuk është e mirë, kur e dimë se në futboll minimumi ekipi duhet të komponohet 4-6 muaj. Gjithashtu edhe ndërrimi i trajnerëve në kampionatin tonë, nuk më pëlqen. Shumë shpeshë po shkarkohen ata. Sa i përket Europës këtë edicion, mendoj se FC Shkupi mund të sigurojë një vend për atje, gjithnjë nëse këtë muaj të nëntorit do të regjistrojë fitore në disa duele direkte me skuadrat pretendente për pozitat e sipërme në renditje. Nëse nuk ndodh një gjë e tillë, atëherë do ta kenë shumë të vështirë, duke pasur parasysh se skuadrat që janë siper tyre janë duke shkuar shumë mirë këtë edicion”.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT