Me lojë të mirë, Shkupi humbi kontrolluesen e fundit

Shpërndaje:

Skuadra e FC Shkupit ka luajtur dhe ndeshjen e fundit kontrolluese në Bolu të Turqisë, duke pësuar disfatë nga skuadra rumune AFC Dunarea Calarasi. Pjesa e parë përfundoi në barazim 1:1, ndërsa në pjesën e dytë rumunët shënuan edhe dy herë për rezultatin final

 

Shkupi me ndeshjen e luajtur sot në Bollu të Turqisë ndaj ekipit rumun AFC Dunarea Calarasi, ka mbyllur fazën e përgtatitjeve dhe miqësoreve.

Padyshim se gjatë kësaj faze më e rëndësishmja për stafin teknik dhe futbollistët ishte akumulimi i energjisë dhe të mbyllen këto përgatitje pa ndonjë lëndim serioz, gjë e cila edhe është realizuar.

Në ndeshjen e sotme Shkupi tregoi një lojë shumë të mirë dhe me ritëm të pasimeve precize, por që mundonte në fund vetëm konkretizimi.

Të parët në epërsi kaluan rumunët me gol në minutën e katërt, ku pas nëj ndërhyrje  të ashpër ndaj mbrojtësit Tipuriç, referët nuk akorduan lojë të palejuar duke lejuar që të shënojnë gol rumunët.

Shkupi dominoi gjatë gjithë 45 minutave, me shumë raste përmes Ilijoskit, Brojës dhe Stojkoskit, që dy minuta para fundit të konkretizohet dhe një gol. Rron Broja bëri gjithçka që në fund të ketë ndërhyrje të ashpër ndaj tij brenda 16-të metërishit, e që nga pika e bardhë shënoi Ilijoski.

Në pjesën e dytë Shkupi përsëri luajti mirë, por rumunët ishin më konkret për të shënuar dy gola të shpejtë, në minutën e 72-të dhe atë të 80-të.

“Jam shumë i kënaqur me atë që treguan sot futbollistët e mi, ishte një ndeshje e rëndësie të madhe për të parë disiplinë dhe karakter. E potencoj se nuk kemi ardhur në Bollu për të fituar ndeshje dhe për të bërë rezultat, por për të përgatitur ekipin sa më mirë. Përveq se na pret një ndeshje shumë e vështirë në kuadër të Liga Evropës ndaj Glasgow Rangers-it, ne kemi edhe një kampionat mjaft të fortë. I rëndëishëm është edhe fakti që nuk kemi të lënduar asnjë futbollist dhe besoj të jetë kështu edhe në ditët e mbetura në Shkup, para nisjes për në Glasgow”, ka thënë trajneri Zekirija Ramadani.

Të martën (3 korrik) ekspedita bardhekaltër rikthehet në Shkup, ku do të vijojë me përgatitjet para përballjes së parë me Rangers-in, ndeshje e caktuar më 12 korrik në Glasgow, në kuadër të eliminatoreve të Liga Evropës.

Shkupi në këtë fazë të përgatitjeve ka luajtur pesë miqësore, duke fituar një ndaj Dritës së Gjilanit në Shkup, ndërsa më pas ka pësuar disftatë nga Neftchi, Çeliku dhe Dunarea, ndërsa ka barazuar me Levadian e Lituanisë.

FC Shkupi vs AFC Dunarea Calarasi 1:3 (1:1)

FC Shkupi: S. Zendeli (I. Aleksovski), B. Ndong, M. Bajrami (A. Bilali), T. Tipuriç, B. Ljamçevski (B.Shabani), E. Adem, S. Vujçiç, Rr. Broja, K. Stojkoski, M. Muarem, B. Ilijoski

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT