Pas nj viti rikthim të FC Shkupi, është mbyllur bashkëpunimi me futbollistin defansiv, Besir Demiri. Shkupi dhe Demiri me marrëveshje të dyanshme janë dakorduar që të mbyllin marrëveshjen.
Kujtojmë se Demiri të Shkupi erdhi në korrikun e vitit të kaluar, ndërsa në sezonin që lamë pas ai kishte njëmbëdhjetë paraqitje, duke regjistruar një gol.
Falënderojmë Besir Demirin për kontributin e dhënë me fanellën e FC Shkupi, duke i uruar suksese në karrierë.