Me sukses përfunduam qëndrimin 22 ditor në Antalya

Shpërndaje:

Skuadra e FC Shkupit sot ka mbyllur qëndrimin 22 ditor në Antalya, ku edhe kësaj radhe ka shërbyer për punë intensive dhe akumulim të forcave të reja në vigjilje te fillimit të sezonit pranveror në kampionatin vendor.

Fillimisht nga dita e parë ekipi u takua me stafin e trajnerëve të ri, me në krye Hasan Ozer, i cili do të drejtoj skuadrën në vazhdim të kampionatit.
Ekipi nga dita në ditë po ngrite formën dhe në mesin e skuadrës kishim edhe futbollistë të rinj të cilët erdhën si përforcime dhe po adaptoheshin me të tjerët.
Gjatë kësaj kohe ekipi ka luajtur edhe katër ndeshje kontrolluese me ekipe mjaft cilësore, edhe atë nga kampionatet mjaft të forta si Premier Liga Ruse dhe ajo e Ukrainës.

Në të gjitha ndeshjet ajo që është më e rëndësishme lojtarët nuk kanë pësuar asnjë lëndim, ndërsa edhe loja e treguar ka qenë në nivel të kënaqshëm.
Në katër duelet kemi dalë katër herë barazim me golaverazh 4-4, ndaj Obolon të Ukrainës luajtëm 2-2, me rezultat identik 1-1 u mbyllën ndeshjet me Akhmat Grozny dhe FC Lviv, dhe dueli i fundit me FK Ufa u mbyll në barazim 0-0.

“Kemi pasur një periudhë shumë të mirë përgatitore, jemi stërvitur për 22 ditë, kemi luajtur katër ndeshje miqësore, ku kishim kundërshtarëve vërtet të vështirë, veçanërisht ekipet Grozny dhe UFA janë më të mirat e ligës ruse. Ekipi ynë luajti shumë mirë ndaj skuadrave me mjaft të rëndësishme në këto ndeshje dhe ne i përfunduam pa pësuar humbje. Gjithashtu mundë tw them se ekipe të forta ishin edhe ato nga Ukraina, me të cilët luajtëm dy ndeshjet e tjera përgatitore. Nga këto ndeshje mendoj se ajo që është më e rëndësishme ishte të mos marrim lëndime por edhe të mos humbim, kështu që unë i përgëzoj të gjithë lojtarët e mi për ndeshjet e bukura që luajtën dhe unë jam shumë i kënaqur me punën e tyre gjatë kampit. Falë Zotit ishte shumë e rëndësishme për ne që të mbaronim kampin pa u dëmtuar asnjë lojtar. Kemi arritur nivel të mirë të punës, shpresoj se do ta fillojmë shumë mirë sezonin, tani të gjithë janë në gjendje shumë të mirë dhe i uroj suksese të gjitha skuadrave në sezonin e ri”, ka thënë trajneri Hasan Ozer.

Kujtojmë se deri më tani nga klubi janë larguar këta futbollist: Jusufi, Glishiç, Dembo, Farsak, Gulu, Yonuszade dhe Goudyabi, ky i fundit është në huazim te skuadra e FC Pelisterit.
Ndërsa në ekip tani më janë bërë publike të gjitha ardhjet e fundit, duke nisur nga Trapanovski, Abazi, Bilalli, Cvetanoski, Rwatubyaye, Senghor, Bougazelli dhe Adem.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT