Është bërë tërheqja e shortit për dy xhirot e radhës që do të luhen në kuadër të Ligës së Parë të Maqedonisë të dielën me 30.04.2017 dhe me 03.05.2017. Padyshim se ndeshja më interesante në xhiron e 30-të, do të luhet në Shkup, ku në stadiumin e Çairit takohen dy ekipet shqiptare, Shkupi dhe Shkëndija, ndërsa në këtë ndeshje sipas shortit drejtësinë do ta ndajë Dimitar Meçkaorvski.
Ndërkohë të mërkurën në program do të jetë xhiroja e 31-të, ndërsa në këtë Shkupi do të përballet edhe me një ekip shqiptare, e që si mysafire do të udhëtojë drejt Tetovës për tu përballur me Renovën. Këtë ndeshje arbitër kryesor do të jetë Konstantin Vllaho.