Mehmedi dhe Hasani ftohen në grumbullim të reprezentacionit U19

Shpërndaje:

Futbollistët e skuadrës dhe akademisë sonë, Ariton Mehmedi dhe Omer Hasani, kanë marrë ftesë nga reprezentacioni U19 i Maqedonisë së Veriut për një grumbullim pesëditor nën urdhrat e seleksionuesit Erhan Selimi. E gjithë kjo, pasi të dy lojtarët janë ndër talentët më premtues të klubit dhe futbollit të vendit tonë, me Mehmedin që është akoma 17 vjeçar, ndërsa Hasani i mbushi të 18-tat para vetëm tre ditësh.

Mehmedi tashmë ka debutuar me ekipin e parë të Shkupit, në përballjen ndaj Strugës në dhjetor të vitit të kaluar, menjëherë pasi kishte mbushur 17 vjet. Si ai, edhe Hasani, janë lojtarë me perspektivë të madhe dhe pjesë e rëndësishme e së ardhmes të klubit tonë.

Grumbullimi i Maqedonisë U19 do të zhvillohet nga data 23 deri më 28 shkurt në Strumicë dhe do të shërbejë për vlerësimin e gjendjes aktuale të lojtarëve që pritet të jenë pjesë e ekipit në kualifikimet zyrtare që nisin në shtator.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT